4 strategji të mbështetura nga shkenca për të rritur kreativitetin

23/08/2019 1:08 PM 0 komente

Këshillat e mëposhtme mund të revolucionarizojnë qasjen tuaj ndaj ideve të reja.

  1. Kreativiteti funksionon si çdo gjë tjetër

Ky studim i bazuar në imazhet e rezonancës magnetike dhe i drejtuar nga profersori Adam Green, njkohësisht drejtor i Laboratorit në Georgetown dhe President i sapo zgjedhur i Shoqërisë së Neuroshkencës së Kreativitetit, së bashku me ekipin e tij, pasi analizuan raste të ndryshme arritën në përfundimin se sa më shumë që ju ta përdorni trurin tuaj për të arritur diçka aq më shumë do të forcohen lidhjet e qelizave me njëra-tjetrën. Por çelësi për të pasur sukses në këtë drejtim është që ju të shkëputeni nga aktivitete të cilat ju krijojnë lodhje apo ju stresojnë dhe të përqendroheni vetëm në ato të cilat ju bëjnë të ndihemi mirë.

  1. Ndryshoni ambientin rrethues, qoftë edhe me ndryshime minimale

Fillojeni ditën me një kafe të ngrohtë. Riorganizojeni tavolinën tuaj të punës dhe mbani mbi të çdo gjë që mund t’ju sjellë kujtime të bukura. Ndryshoni ngjyrat e zyrës suaj, apo vendosni në të objekte më ngjyra të ndryshme të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse keni mundësi për të punuar nga shtëpia, bëjeni, ndryshoni ambient sa herë t’ju krijohet mundësia.

  1. Duhet të jeni në një proces të vazhdueshëm të mësuari gjërash të reja

Kur ka qenë hera e fundit që ju keni lexuar diçka që nuk është e fushës suaj? Ky, mund të jetë momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë. Kërkuesit sugjerojnë se idetë e reja vijnë vetëm duke eksploruar në vazhdimësi, duke lexuar mbi histori të ngjashme suksesi apo edhe dështimi, por një gjë është e sigurtë, ju nuk duhet të ndaleni kurrë së mësuari gjëra të reja.

  1. Kushtojini vëmendje çdo ideje të re

Teksa njerëzit plaken, numri i ideve të reja që mund t’i vijnë atyre ndërmend nuk dotë thotë se do të jenë më të pakta, ata thejsht nuk mund të arrijnë t’i mbajnë ato mend që të gjitha. Prandaj kur një ide e re ju kalon ndërmend, shënojeni diku, kështu ju nuk do ta harroni atë kurrë.

Burimi: The Enterpreneur

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of