40% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë rënie të shitjeve, nuk kanë plane për zgjerim

13/05/2019 12:00 PM 0 komente

40% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se shitjet e tyre kanë rënë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, ndërsa 43% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se shitjet e tyre nuk kanë ndryshuar gjatë kësaj periudhe, sipas rezultateve të një ankete të publikuara nga Banka e Shqipërisë me ndërmarrjet bujqësore. Ndërsa vetëm 16% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se shitjet e tyre janë rritur në këtë gjashtëmujor.

Ngecja dhe rënia e shitjeve ka ndikuar dhe në tendencën e fitimeve dhe planet për zgjerim.

Në lidhje me rezultatin financiar, 48% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, ai ka mbetur i pandryshuar, 37% e ndërmarrjeve pohojnë se rezultati financiar ka rënë. Kurse 15% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se rezultati financiar i tyre është rritur gjatë gjashtëmujorit të parë 2017 .

Për sa i përket zgjerimit apo jo të aktivitetit (apo të investimeve), mesatarisht 78% e ndërmarrjeve bujqësore pohojnë se nuk e kanë ndryshuar aktivitetin gjatë gjashtëmujorit të pare.

Për të evidentuar problematikën kryesore në aktivitetin e tyre për gjashtëmujorin për të cilin është kryer vrojtimi, subjekteve bujqësore iu kërkua të klasifikojnë vështirësitë që ato kanë hasur lidhur me disa tipare që janë: aksesi në financim, kostoja e financimit, disponueshmëria e stafit të kualifikuar, kostoja e prodhimit ose e punës, konkurrenca, gjetja e tregut, përshtatshmëria e legjislacionit në fuqi apo të tjera veç këtyre. Subjektet vlerësuan me notat nga një (shkalla më e ulët e vështirësisë) deri në dhjetë (shkalla më e lartë e vështirësisë) problemet e sipërpërmendura.

Ndërmarrjet bujqësore evidentojnë se faktorë të tjerë4, gjetja e tregut, konkurrenca dhe kostoja e financimit janë ndër problemet kryesore me të cilat ato janë përballur kryesisht gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Rezultatet e vrojtimit të paraqitura në grafik tregojnë që aksesi dhe kostoja e financimit janë gjithashtu një pengesë e rëndësishme e vlerësuar nga ana e tyre.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of