Një sondazh evropian për pritshmëritë e ndërmarrjeve bullgare mbi treguesit kryesorë ekonomikë në vitin 2021, e rendit Bullgarinë midis pesimistëve më të mëdhenj midis 29 vendeve.
Si një ndër problemet kryesore, sektori i biznesit në Bullgari vë theksin mbi borxhet si rezultat i krizës Covid-19 dhe zinxhirëve të ndërprerë të furnizimit.
43 për qind e kompanive presin që këto sfida të thellohen vitin e ardhshëm.
Pesimizmi i biznesit bullgar lidhet kryesisht me tregjet, punësimin, investimet dhe fitimet.
Sondazhi përfshiu 765 kompani bullgare nga të gjitha industritë dhe rajonet.
Ai kryhet çdo vit nga Shoqata e Dhomave Europiane të Tregtisë – Eurochambres, së bashku me Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.