4,5 milionë euro do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër. Aksi Shkodër-Muriqan është vetëm një prej rrugëve ku po punohet.
“Ky është një program i qeverisë shqiptare. Fokusi i përmirësimit të infrastrukturës shtrihet në dy drejtime. Njëra janë investimet e reja në segmentet e reja rrugore, së dyti është një paketë intensive investimesh, për mirëmbajtjen e rrugëve, aq e nevojshme, siç është edhe kjo rrugë e cila kishte filluar amortizimin”, u shpreh Ministri i Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Drejtori i Autoritetit Rrugor foli edhe për ngërçin e krijuar me Bashkinë e Shkodrës në lidhje me by pass-in.
“ARRSH ka zbatuar pikë për pikë kërkesën e Bashkisë Shkodër. Bashkia Shkodër ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht me plot të drejtë që ky projekt të rishikohej, ne e kemi parë, e kemi risjellë dhe jemi në një ngërç që Kryetarja e Bashkisë Shkodër përfundimisht duhet të shprehet”, tha Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro
Punimet në aksin Shkodër-Muriqan, Shkodër-Mjedë, Hani i Hotit-Tamarë janë pjesë e programit të Bankës Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve të vendit.
/Tv Klan
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.