5 cilësi negative të liderëve të pasigurt

15/06/2017 2:34 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shumë drejtues nuk e kuptojnë sesa shumë pasiguritë e tyre ndikojnë në mënyrën sesi ata drejtojnë kompaninë në të cilën janë në krye.

Shumë prej atyre personave që gjatë karrierës së tyre janë ndeshur me drejtues të tmerrshëm shprehen se drejtimi shumë i dobët vjen si pasojë e një faktori të vetëm: pasigurive që ata kanë. Të gjithë drejtuesit kanë pasiguri, edhe në rast se nuk i pranojnë, por kur bëhet fjalë për të drejtuar një kompani të caktuar, ato duhet të lihen jashtë dyerve të saj, sepse shembulli që do të jepet është e sigurt që do të jetë negativ.

Më poshtë do të gjeni pesë cilësi negative të liderëve të pasigurt:

1.Bulizmi

Kjo sjellje zakonisht manifestohet në formën e fjalëve të ashpra dhe shpeshherë ofenduese ndaj punonjësve. Zakonisht bulizmi është edhe një formë për t’i shprehur në sy të të gjithëve gabimet e një punonjësi. Justifikimi i drejtuesve që e bëjnë një sjellje të tillë është sepse ata mendojnë që gabimi i një punonjësi mund të kthehet në mësim për të tjerët, por në fakt ndodh krejt e kundërta. Zakonisht kjo ndodh kur drejtuesi e kupton që nuk e ka nën kontroll situatën dhe duhet të bëjë diçka për t’i treguar punonjësve të tij se kush është ai që drejton.

2.Di gjithçka

Kjo sjellje manifestohet zakonisht nga ata drejtues që duan të tregojnë se janë superior ndaj të tjerëve dhe që dinë gjithçka. Ky lloj drejtuesi i ka të gjitha përgjigjet dhe do që të gjithë ta dinë një gjë të tillë. Një drejtues i mirë është ai që i ndihmon punonjësit e tyre të rriten profesionalisht, dhe fakti që ai mund të dijë gjithçka nuk e zëvendëson këtë që thamë pak më parë. Drejtuesit jo më kot janë në pozicionin që ndodhen, por zakonisht ata të cilët duan që t’i tregojnë një botë të tërë sesa njohuri kanë, janë zakonisht ata që nuk janë fare të sigurt në aftësitë e tyre dhe madje shpeshherë ndihen të kërcënuar se mos e humbasin vendin e tyre. Drejtuesit të cilët vazhdimisht janë në luftë për të vendosur autoritetin e tyre, janë ata që nuk kanë pasur autoritet që nga fillimi dhe që vështirë se mund ta vendosin nëpërmjet formave të tilla.

3.Mungesë përgjigjeje

Ky rast ka të bëjë me ato situata kur drejtuesi nuk u përgjigjet pyetjeve të ndryshme dhe madje shpeshherë i anashkalon ato plotësisht. Pasiguria në këtë rast përkthehet si frikë për të mos u dukur “i paaftë”. Por një pasiguri e tillë mund të dalë në dritë nëse përballet me teknologjinë më të fundit apo nëse përballet me punonjës të cilët janë shumë të zgjuar dhe më të specializuar se ai. Drejtuesit të cilët janë të pasigurt për sa i përket njohurive të tyre profesionale gjithmonë do të ndihen të kërcënuar, dhe një prej frikave të tyre më të mëdha është që të zëvendësohen nga një prej punonjësve të tyre.

4.Nënvlerësimi

Zakonisht këta lloj liderësh mundohen që të mos lënë asnjë nga punonjësit e tyre të evidentohen si të aftë profesionalisht. Madje ata bëjnë të kundërtën, nëse është e mundur ata ia marrin nga dora projektet që kanë, vetëm e vetëm për të marrë të gjitha meritat për vete.

5.Shmangia

Kjo lloj sjelljeje bazohet tek frika e së panjohurës. Zakonisht bën pjesë tek ata drejtues së cilët si pasojë e mungesës së iniciativës dhe pasigurisë që kanë në vetvete për të marrë vendime shumë të rëndësishme apo edhe më pak, zgjedhin si rrugë shpëtimi, shmangien e situatës.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of