Ishte 9 janari i vitit 2007 kur Steve Jobs i prezantoi botës modelin e parë iPhone. Që atëherë, telefonat inteligjentë kanë ndryshuar shumë, si në dizajn edhe në dimensione.
Ekranet janë gjithnjë e më të mëdhenj, me funksione gjithnjë e më të avancuara.
Por përgjatë viteve smartphone kanë humbur disa prej karakteristikave të tyre…
Tastiera fizike
Mund të duket e çuditshme, por modelet e parë të smartphone kishin një tastierë fizike. Arsyeja është e kuptueshme. Përveç faktit që ekrani i smartphone-ve të parë ishte shumë i vogël, në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishte kapacitet. Tastiera fizike e pati jetën të shkurtër dhe shumë shpejt u eliminua nga smartphone. Edhe pse Blackberry e ka futur sërish në modelin e fundit të prezantuar nga kompania kanadeze, KeyOne.
Trackpad
Përveç tastierës fizike, telefonat e parë inteligjentë kishin një trackpad apo një trackball, ose ndryshe një sferë të vogël që ju jepte mundësinë të lundroni në sistemin operativ. Edhe në këtë rast, kjo karakteristikë u zhduk shumë shpejt.
Speaker në pjesën e përparme
Kompania e parë që prezantoi speaker në pjesën e përparme të telefonit ishte HTC në vitin 2013 tek modeli One M7 dhe këtë karakteristikë e adoptuan edhe Motorola dhe Huawei për Nexus 6. Por në muajt e fundit, kompanitë i kanë zhvendosur speaker në pjesën e poshtme të smartphone. Arsyeja është fare e thjeshtë – me ekranet që zënë një përqindje gjithnjë e më të madhe në pjesën e përparme të smartphone, nuk ka më vend për speaker.
Bateria që mund të hiqet
Një ndër kompanitë e fundit që ka përdorur bateri që mund të hiqet ka qenë LG me modelin e saj G5. Dhe ky ishte vërtet një sukses. Por tani, bateria, në pjesën më të madhe të telefonave, nuk mund të hiqet. Kompanitë kanë adoptuar një design unibody. Ndër të tjera, për t’i bërë smartphone rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit, është e nevojshme që një smartphone të mos ketë pjesë të lëvizshme në trupin e tij.
Jack audio 3,5 mm
Jack audio prej 3,5 mm është ende i pranishëm në shumë pajisje. Por në të ardhmen do të zhduket. Apple ka adoptuar ndërkohë zgjidhje alternative (kufje wireless) ndërsa tek smartphone-t Android do të zëvendësohet nga porta USB-Type-C. Jack Audio i pranishëm në shumë smartphone prej një kohe të gjatë është i destinuar të zhduket për t’i lënë vend elementeve hardware që kanë nevojë për më shumë hapësirë, së pari bateria.