5 këshilla nga Elon Musk mbi produktivitetin

12/05/2021 4:15 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Përdorimi i arsyes së shëndoshë dhe mosrespektimi i disa rregullave është një këshillë që Elon Musk u dha punonjësve në vitin 2018 nëpërmjet një email-i që u bë publik në atë kohë.

Qëllimi i pronarit të Tesla-s ishte të rrisë dhe të përmbushë objektivat e produktivitetit për prodhimin e Modelit 3.

Në kohë si këto, ku produktiviteti mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm që përbëjnë një format pune hibrid ose në distancë, është e përshtatshme që të rishikojmë këshillat e punëdhënësit kur doni të përmbushni objektivat dhe mbi të gjitha, kur keni një afat të caktuar.

 

1. Thojuni “jo” mbledhjeve të gjata

Sipas Musk, këto lloj mbledhjesh “janë një fatkeqësi për të gjitha kompanitë dhe pothuajse gjithmonë përkeqësohen me kalimin e kohës”. Këshilla e Musk është që të mos mbahen mbledhje të gjatë nëse ato nuk janë produktive në fund dhe nuk përçojnë asnjë vlerë.

2. As mbledhjet e shpeshta nuk janë një ide e mirë

“Shpeshtësia e mbledhjeve duhet të ulet, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me një çështje shumë urgjente”, sipas pronarit të Tesla-s, pasi çështja urgjente të zgjidhet, frekuenca e mbledhjeve duhet të ulet sërish”.

3. Largohuni nga takimi nëse ju nuk po jepni asnjë kontribut

Për Musk “nuk quhet i vrazhdë vendimi për t’u larguar nga një mbledhje por i vrazhdë është vendimi për që dikush të humbasë kohën e tij”.

4. Mos përdorni “zhargon”, komunikoni në mënyrën e duhur

“Çdo gjë që ka nevojë për një shpjegim pengon komunikimin”. Punëdhënësi u kërkon punonjësve që të mos përdorin shkurtesa ose fjalë për t’iu referuar programeve kompjuterikë, objekteve ose proceseve në kompaninë e tij.

5. Komunikoni në mënyrë direkte, pavarësisht hierarkisë

“Komunikimi duhet të kalojë në rrugën më të shkurtër të nevojshme për të kryer punën, jo përmes zinxhirit të komandës”, tha ai.

Një prej shkaqeve kryesore të problemeve është komunikimi i dobët midis departamenteve të ndryshme. Mënyra për ta zgjidhur këtë është lejimi i qarkullimit të lirë të informacionit ndërmjet të gjitha niveleve. Nëse për të përfunduar një porosi të caktuar, një punonjës duhet të flasë me menaxherin, i cili flet me një drejtor, i cili flet me një drejtor tjetër e kështu me radhë, zinxhiri i hierarkisë duket sikur nuk përfundon. Nuk duhet të ketë asnjë problem që punonjësit të flasin në mënyrë direkte me atë person me të cilin kanë punë dhe të mos humbasin kohën e tyre të çmuar. / The Ladders

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of