Cilat janë këto këshilla të paharrueshme dhe kaq të domosdoshme? Lexojini më poshtë dhe fiksojini në mendje:
1) Asnjëherë, kurrë, mos kini frikë të punësoni dikë më të zgjuar se ju.
2) Gjithmonë sillni në kujtesë 7 fjalët më të rëndësishme: ‘Unë nuk e di, por do ta zbuloj’.
3) Nxirreni fjalën ‘nuk mundem’ nga fjalori juaj, është krejtësisht e padobishme.
4) Kthehuni në një ‘bërës’, jo një mendimtar.
5) Bëni kujdes nga ata që e quajnë veten ‘ekspertë’ – ata me të vërtetë nuk dinë çdo gjë.
Konsideroni konceptet bazë në secilën prej tyre: të ndërtoni ekipin më të mirë, të nxisni ndershmëri dhe përulësi, të shfaqni positivitet dhe këmbëngulje, ‘të kryeni gjëra’, dhe të tregoni skepticizëm profesional – të gjitha të domosdoshme për liderë të mëdhenj.