Çfarë i bën ata kaq të suksesshëm?
Perfeksionistët nuk janë njerëz të ekuilibruar, por kjo tashmë është e njohur.
Perfeksionistët përgjithësisht janë njerëz të zgjuar, ambiciozë, punëtorë, që në mënyrë të pashpjegueshme mendojnë se ka diçka nuk shkon me ta.
Por në fakt, perfeksionizmi nuk është një patologji dhe nëse trajtohet si e tillë, shkakton probleme te një numër mjaft i lartë njerëzish.
Cili lloj perfeksionisti jeni ju?
Përgjithësisht identifikohen pesë lloje të perfeksionistëve. Teksa lexoni profilet e mëposhtme, mbani parasysh se perfeksionizmi është një konstrukt fluid dhe që varet nga konteksti.
Për shembull, mund të jeni një perfeksionist i rrëmujshëm kur bëhet fjalë për takimet personale, por mund të jeni një perfeksionist intensiv në punë. Të kuptuarit e profilit tuaj do t’ju ndihmojë që të vlerësoni dhe të menaxhoni prirjet tuaja unike.
- Perfeksionistët intensivë
Perfeksionistët intensivë janë tërësisht të drejtpërdrejtë dhe ruajnë fokusin pa u shpërqendruar kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve të tyre.
Nëse nuk kontrollohen nga të tjerët, standardet e këtyre perfeksionistëve mund të shkojnë nga tepër të larta në të pamundura, dhe ata mund të tregohen të ashpër si me të tjerët, ashtu edhe me veten, në rast se nuk përmbushen standardet që ata kërkojnë.
- Perfeksionistët klasikë
Perfeksionistët klasikë janë shumë të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt detajeve. Ata i ofrojnë stabilitet mjedisit ku ndodhen.
Nëse nuk kontrollohen nga të tjerët, ata e kanë të vështirë që të përshtaten me spontanitetin ose me një ndryshim të rutinës dhe mund të kenë probleme me krijimin e marrëdhënieve domethënëse.
- Perfeksionistët parisienë
Perfeksionistët parisienë arrijnë të kuptojnë shumë mirë fuqinë e lidhjeve ndërpersonale dhe kanë një kapacitet të fortë për të qenë empatikë.
Nëse nuk kontrollohen nga të tjerët, dëshira e tyre për të krijuar lidhje me persona të tjerë mund të shndërrohet në toksike për njerëzit.
- Perfeksionistët që zvarrisin punët
Perfeksionistët që zvarrisin punët shkëlqejnë në planifikimin dhe përgatitjen e diçkaje, mund të shohin mundësitë nga një perspektivë 360 gradë dhe arrijnë të kontrollojnë shumë mirë veprimet impulsive.
Nëse nuk kontrollohen nga të tjerët, planet e tyre të pafundme arrijnë një pikë kthese ku rezultojnë më tepër në pavendosmëri dhe mosveprim.
- Perfeksionistët e rrëmujshëm
Perfeksionistët e rrëmujshëm e kalojnë pa u munduar shumë ankthin e fillimeve të reja, kanë ide brilante, përshtaten mirë me spontanitetin dhe janë entuziastë për nga natyra.
Nëse nuk kontrollohen nga të tjerët, ata e kanë të vështirë që të mbeten të përqendruar te qëllimet e tyre, shpeshherë duke mos arritur që të fokusojnë energjinë për të përmbushur angazhimet që kanë.
Perfeksionistët janë njerëz të fuqishëm dhe inteligjentë, të cilët e kuptojnë se jo çdo gjë mund të funksionojë në mënyrë të përsosur gjatë gjithë kohës. Gjëja me të cilën ata shpesh hasin në vështirësi është të kuptuarit e arsyes se pse ndihen kaq të detyruar për t’u përpjekur pafundësisht, ose pse nuk mund të kënaqen thjesht duke pushuar “si një person normal”.
Perfeksionizmi është një fuqi, dhe si çdo fuqi tjetër, ai mund të shfrytëzohet në mënyrë konstruktive. Nëse arrini të shikoni veten në ndonjë prej profileve të mësipërme, atëherë mundohuni të eksploroni llojin e perfeksionizmit tuaj. Mund të habiteni kur të kuptoni fuqinë që ju realisht keni. / CNBC