5 mënyra të thjeshta për të mos u ndier të stresuar në punë

06/12/2019 12:33 PM 0 komente

Puna padyshim që përbëhet edhe nga momente dhe situata shumë stresuese, por ju përpiquni në maksimum që të mos ia shtoni vetes këto të fundit. Më poshtë do të lexoni pesë mënyra të thejshta të cilat do t’ju ndihmojë që të reduktoni sa më shumë stresin në ambientet e punës:

  1. Mos iu përgjigjni të gjithë e-maileve

Numri i e-maileve që ju mund të merrni gjatë një dite pune mund të jetë shumë i lartë. Sipas një kërkimi të fundit, mund të ketë edhe nga ato profesione të cilat mund të marrin deri në 120 e-maile të reja në ditë, për të cilat duhet shpenzuar rreth 2.6 orë në ditë për t’i lexuar dhe për t’i kthyer atyre përgjigje (pra rreth 28 për qind e ditës suaj të punës). Por një situatë e tillë mund të kthehet në stres për ju, prandaj këshillohet që ju të mos i përgjigjeni çdo e-maili që vjen në inbox-in tuaj. Respektoni kohën tuaj dhe mbi të gjitha mundohuni ta shfrytëzoni atë në mënyrë sa më efikase.

  1. Mësoni të thoni “jo”

Nëse ju keni shumë punë për të bërë dhe një kolegu juaj ju kërkoni ndihmë në ato momente, ne ju këshillojmë që më mirë t’i thoni “jo” në një mënyrë sa më të kulturuar, në vend që të merrni përsiër diçka të cilën e dini që nuk do të jeni në gjendje që ta përfundoni. Pikërisht këtu bëhet edhe diferencimi i punonjësve dhe liderave të suksesshëm, ata dinë t’i ndajnë gjërat sipas prioriteteve.

  1. Mos u merrni me thashetheme

Përfshirja në thashethemet e zyrës, mund të shndërrohet në diçka shumë stresuese për ju dhe që ju nuk mund ta përballoni. Mos humbisni kohë dhe energji në këtë drejtim. Mundohuni në maksimum që të qëndroni sa më larg tyre.

  1. Mos bëni supozime. Pyesni

Të mos jeni në dijeni të një informacioni për të cilin keni nevojë mund të shndërrohet në diçka shumë stresuese jo vetëm për ju, por për këdo. Në vend që të bëni supozime, ne ju këshillojmë të pyesni, për të mos arritur në konkluzione paraprake të gabuara.

  1. Tregohuni të sjellshëm me kolegët tuaj

Tensioni midis kolegëve mund të jetë shumë stresues. Nëse ju nuk mund të keni kontroll mbi sjellet e personave të tjerë, ju keni kontroll mbi sjelljen tuaj dhe ndaj mundohuni që të mos krijoni tensione apo t’i përshkallëzoni këto të fundit. Nuk keni pse të jeni miq me kolegët tuaj, por ama duhet të tregoheni sa më të sjellshëm me ta.

Burmi: The Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of