5 mësime që ju ndihmojnë të rrisni më tej motivimin

25/11/2019 12:17 PM 0 komente

Vullnetarizmi, të ndihmoni të tjerët dhe të jepni pa pritur që do të merrni patjetër diçka në këmbim janë cilësi të cilat do t’ju ndihmojnë që të reduktoni ankthin, të jeni më mirënjohës dhe madje, edhe të bëheni më produktivë.

Kërkimet e ndryshme tregojnë se njerëzit, të cilët marrin pjesë në aktivitete të ndryshme vullnetare, janë po aq të lumtur sa edhe ata që kanë përfituar rritje page.

Nëse ju nuk ndiheni të motivuar aq sa duhet, pesë mësimet e mëposhtme do të ndikojnë pikërisht në këtë drejtim, në rritjen e motivimit të mëtejshëm.

Mësimi #1: Si të shprehni mendimin tuaj kur jeni dakord me atë çka po thuhet

Të dini të shprehni shqetësimin tuaj dhe të ndikoni në ndryshimin e mëtejshëm të organizatës ku ju punoni (gjithmonë në të mirë të saj) është një prej mësimeve më të vështira që ju do të mësoni gjatë karrierës suaj. Nëse ju vendosni të shfaqeni si një njeri me temperament të egër dhe që doni përherë që ideja juaj të konsiderohet si më e mira, atëherë do të përfundoni duke u konsideruar si një njeri që e keni të vështirë të pranoni ndryshimin dhe që shpeshherë, shkaktoni vetëm probleme. Por edhe nëse ju flisni më shumë sesa duhet dhe nuk e dini se kur duhet të tërhiqeni dhe t’u lini edhe të tjerëve kohën e tyre, atëherë askush nuk do t’ju marrë shumë seriozisht.

Sa më shumë që ju të mundoheni që ta përsosni aftësinë për të folur aty ku duhet dhe aq sa duhet, aq më të suksesshëm dhe më të inkurajuar do të jeni për të vazhduar më tej me projektet tuaja.

Mësimi #2: Si të shndërroheni në një ndjekës shumë të mirë

Artikujt që këshillojnë sesi të bëheni një lider i mirë janë të shumta, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për artikujt që flasin sesi të bëhesh një ndjekës shumë i mirë. Një pjesë e rëndësishme e karrierës suaj do të varet pikërisht nga modeli që ju do të zgjidhni të ndiqni si liderin tuaj.

Mësimi #3: Të jepni zgjidhje për probleme të ndryshme

Pavarësisht sesa i ri mund të jeni në profesionin tuaj, të mundoheni që të jepni zgjidhje dhe mbi të gjitha, zgjidhjet e duhura për probleme të ndryshme është një prej faktorëve që do t’ju ndihmojë që të keni sa më shumë sukses në karrierën tuaj të mëtejshme.

Mësimi #4: Pasioni nuk është e njëjta gjë me ekspertizën

Pasioni nuk është e njëjta gjë me ekspertizën. Ju mund të flisni me shumë pasion dhe të keni për zemër çështje të ndryshme si ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut, luftën kundër dhunës ndaj kafshëve por kjo është një gjë krejtësisht ndryshe nga të qenët ekspert i fushës dhe ndaj të pasurit të përvojës së duhur për t’u marrë me këto çështje. Pasioni është një prej faktorëve që do t’ju motivojë juve për të vazhduar më tej, dhe për të rënë në kontakt me profesionistë të vërtetë nga të cilët do të keni se çfarë të mësoni.

Mësimi #5: Si të pranoni humbjen

Gjithkujt mund t’i ketë qëlluar që në një fazë të caktuar të karrierës të ketë kaluar një moment aspak të mirë, i cili mund të jetë shoqëruar edhe me një rënie të fortë. Por kjo nuk do të thotë që ju të hiqni dorë dhe të vazhdoni të fundoseni edhe më tej, por përkundrazi, të bëheni më të fortë se kurrë.

Një prej këshillave që do t’ju ndihmojë më shumë në këtë drejtim është fakti që ju të pranoni fillimisht humbjen tuaj dhe më pas të bëni të pamundurën që humbjen ta ktheni në fitoren tuaj të radhës.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of