5 MREKULLITË E MALIT TË ZI

09/04/2013 2:03 PM 1 koment

Megjithëse është një nga vendet më të vogla në Europë, Mali i Zi ofron një sërë atraksionesh turistike që ia vlen të vizitohen. Bregdeti laget nga uji i pastër i Detit Adriatik dhe malet janë ideale për një pushim dimëror, në një vend me natyrë të virgjër. Me plazhet e gjata dhe të bukura, qiellin e pastër, liqene të mrekullueshëm, male magjepsës dhe jetë të egër shumë të pasur, bukuria e madhe e Malit të Zi mahnit të gjithë ata që e shohin.

Budva

Një fillim i mbarë në eksplorimin tuaj të Malit të Zi, Budva është një qytet magjepsës, rrethuar nga mure mbrojtës të ruajtur mirë që nga mesjeta. Dikur, bastion kundër pushtuesve osmanë, qyteti Budva tani është një vend i paqtë dhe mikpritës dhe konsiderohet nga njerëzit si kryeqyteti i Malit të Zi. Një horizont i jashtëzakonshëm me çati të shumta të kuqe, qyteti dhe riviera mahnitëse, si dhe trashëgimia e pasur kulturore e bëjnë Budvën destinacion të preferuar udhëtimi. Hotelet në Budva kanë çmime të arsyeshme dhe janë shumë komodë.

 Ada Bojana

Me vendndodhje aty ku uji i lumit Bojana derdhet në Detin Adriatik, Ada Bojana është një ishull në formë trekëndëshi që njihet për bimët dhe kafshët e rralla që strehon, si dhe për plazhet e gjatë dhe të bukur. Sipas një legjende, Ada Bojana është formuar rreth një gërmadhe anije, e cila u fundos në gojën e gjerë të lumit Bojana. Në realitet, formimi i shpejtë I tij erdhi si rrjedhojë e një sasie të madhe sedimenti të ardhur në det nga rrjedha e sipërme. Një parajsë e vërtetë për vëzhguesit e zogjve dhe entuziastët e bimëve, Ada Bojana është popullore mes adhuruesve të skive të ujit dhe adhuruesve të windsurfi ng.

Kotor

Një shtesë e re e listës së Vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qyteti antik i Kotorit është një gur i çmuar arkitekturor. Me vendndodhje në brigjet e Gjirit të Kotorit, qyteti i Kotorit është ndikuar nga dhjetëra kultura gjatë histories shekullore të tij. Arkitekturë mahnitëse, një trashëgimi e pasur kulturore dhe artefakte plot vlerë – janë të gjitha fakte të një të kaluare plot ngjarje. Muret e trasha të gurit që rretho jnë qytetin, dikur kanë qenë vija e fundit e mbrojtjes midis vendasve dhe ushtrive pushtuese, por sot, janë një atraksion popullor turistik. Muret ofrojnë shumë pika të favorshme nga ku mund të zbulohen më së miri bukuritë e Kotorit.

Manastiri Ostrog

Gdhendur në anë të një shkëmbi vertikal, Manastiri Ostrog është qendra shpirtërore e Malit të Zi dhe një nga vendet më të vizituara kristiane të Ballkanit. Mbi njëqindmijë pelegrinë udhëtojnë drejt këtij manastiri çdo vit. Ndërtuar gjatë shekullit 17, manastiri në shpellë i dedikohet Shën Basil të Ostrog, shenjt i mrekullive. Njerëz nga e gjithë bota vijnë në këtë vend të shenjtë unik për t’u lutur e për të gjetur  shpëtim për sëmundjet dhe shqetësimet e tyre.

Parku Kombëtar Durmitor

I krijuar në 1952-n, Parku Kombëtar Durmitor përfshin një bollëk mrekullish natyrore, si mali Durmitor, kanionet Tara dhe pllaja Komarnica. Duke mbuluar një zonë prej 390 km2, Parku Kombëtar Durmitor përfshin 18 liqene, 48 maja mbi 2,000 metra të lartë, jetë të egër dhe bimësi të rrallë, si dhe pyje shekullorë. Ky është vendi ideal në Malin e Zi për udhëtarë aktivë që janë të pasionuar pas shëtitjeve malore, çiklizmi malor, rafting dhe alpinizmit.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Eshte bukur