- Biblioteka John Rylands – Mançester, Mbretëria e Bashkuar
Një prej bibliotekave më antike në botë është ajo e John Rylands në Mançester, që është themeluar nga Enriqueta Rylands, në kujtim të bashkëshortit të saj. Në vitin 1889, arkitekti Basil Champneys projektoi godinën, ndërtimi i së cilës mori 10 vite.
Biblioteka ndodhet në Deansgate, në zemër të qytetit dhe përmban rreth 250.000 libra, shumë dorëshkrime, ndër të cilët edhe disa koleksione shumë të rralla. Orari: nga e marta në të shtunë 10.00 -17.00/ nga e hëna në të diel, ora 12.00 -17.00.
- Biblioteka Admont – Admont, Austri
Pikërisht në qendër të Austrisë ndodhet një prej bibliotekave më të mëdha të botës, si dhe një prej bibliotekave më antike. Ajo ndodhet në Admont. Ndërtimi i saj, sipas stilit barok, përfundoi në vitin 1776. Brenda saj ju mund të gjeni statuja të ndryshme, afreske të mrekullueshme dhe dekorime mbresëlënëse.
Arkitekti i saj, Josef Hueber, i cili besonte verbërisht në rrymën e iluminizmit, mendonte se njësoj si mendja ashtu edhe hapësirat duhet të ishin të “iluminuara”. Katër prej statujave më të bukura janë ato katër prej bronzi të cilat ndodhen në katër cepat e sallës kryesore dhe përfaqësojnë, vdekjen, ringjalljen, ferrin dhe parajsën. Hyrja këtu kushton 11.50 euro. Biblioteka është e hapur çdo ditë nga ora 10.00 – 17.00.
- Biblioteka Sainte Geneviève – Paris, Francë
Kjo është një prej bibliotekave jo vetëm më antike në botë, por edhe një prej më të bukura. Biblioteka u ndërtua në vitin 1850 dhe stili i saj dallon shumë nga ai i bibliotekave të tjera që janë ndërtuar pas asaj periudhe. Ajo përmban rreth 1.5 milionë libra, 85,000 dorëshkrime, 15, 000 botime periodike dhe 87 databaza. Sainte-Geneviève është e hapur nga e hëna në të shtunë, nga ora 14.00 – 18.00.
- Biblioteka Kloster Wiblingen – Ulm, Gjermani
Në Ulm, në jug të Gjermanisë, si një perlë brenda guaskës së saj është biblioteka Kloster Wiblingen, e cila ndodhet brenda një manastiri. Ai daton prej vitit 1903 dhe brenda tij ndodhet një prej bibliotekave më të pasura dhe më antike në të gjithë botën. Biblioteka, rreth 72 metra e gjatë, ndodhet në pjesën veriore të manastirit. Në të gjenden edhe disa afreske dhe statuja shumë të veçanta dhe të bukura. Orari: nga e marta në të diel, nga ora 10.00 – 17.00.
- Biblioteka Marciana – Venecia, Itali
Në këtë listë nuk mund të mungonte kurrsesi, biblioteka Marciana, një prej bibliotekave më të mëdha dhe më prestigjioze të botës. Ajo ndodhet në Venecia dhe ruan prej dorëshkrimeve më të rëndësishme dhe më të vjetra greke, latine dhe të orientit. Godina e saj, në sheshin San Marko, u projektua në vitin 1588, nga arkitekti Sansovino.
Ndërtesa ka stil elegant dhe të veçantë për periudhën kur u ndërtua. Këtu ndodhen mbi 622.804 libra, rreth 13.113 dorëshkrime, etj. E hapur gjatë ditëve të javës nga ora 08.20 – 19.00 dhe në fundjavë nga ora 08.20 – 13.30.