Menaxherët duhet të mbikëqyrin shumë anë të biznesit në mënyrë që të sigurojnë mbarëvajtjen e punës.
Kjo përfshin punësimin e njerëzve, natyrisht. Ndërsa shumë drejtues e kanë përvetësuar procesin e punësimit, të tjerë dështojnë në menaxhimin e një komponenti kyç që e ndjek atë.
Procesi i integrimit të punonjësve të rinj
Të kesh një fillim të mbarë në kompani është thelbësore për suksesin e punësimeve të reja. Për shumë kompani, procesi i integrimit të punonjësve të rinj, për fat të keq, ndalet tek orientimi, kur të gjitha dokumentet janë nënshkruar dhe burimet njerëzore kanë dhënë informacion për rregullat e punës.
Bëhet fjalë për të përfshirë plotësisht punonjësin e ri në kulturën e kompanisë, proces i cili mund të zgjasë nga 3 deri në 9 muaj, shpeshherë edhe më gjatë.
Kërkimet e kryera gjatë viteve zbulojnë se një punonjës tipik nuk vendos të qëndrojë ose të largohet nga një kompani e re deri në muajin e gjashtë. Në fakt, mund të duhen 8 deri në 12 muaj që punonjësit e rinj të jenë aq të aftë sa kolegët e tyre në të njëjtën detyrë.
Për këtë arsye, procesi i integrimit në punë është vendimtar për suksesin e tyre, si dhe suksesin e vetë biznesit.
Një proces i mirë integrimi mund të bëhet gjithashtu shkak për largimin e punonjësve. Një studim te mbi 1000 punonjës zbuloi se mbi 32% e të punësuarve të rinj ishin përshtatur me vështirësi ose aspak.
Rreth 17% e të anketuarve në studim u larguan midis javës së parë dhe muajit të tretë të fillimit të punës së tyre të re.
15% e të anketuarve vunë në dukje se mungesa e një procesi efektiv të përfshirjes në kompani kontribuoi që ata të largoheshin ose të mendonin të linin një punë.
Për t’u siguruar që punonjësit të rinj të jenë të angazhuar dhe të ndihen të përfshirë që në fillim, ata duhet të kenë një përvojë pozitive punësimi.
Fillimisht menaxherët duhet të bëjnë një vetëvlerësim të thjeshtë duke bërë pyetjet e duhura.
Këto pyetje synojnë të ndihmojnë si nivelin drejtues, ashtu edhe punonjësit e rinj të kenë biseda të hapura dhe të sinqerta nëpërmjet të cilave vihet në dukje përfshirja emocionale e punonjësit si dhe mundësia për vazhdimësi. Drejtuesit duhet t’i bëjnë vetes këto pyetje:
1. A pyeten punonjësit e rinj nëse kanë pajisjet dhe burimet që i nevojiten për të kryer punën?
2. A i pyes punonjësit e rinj se çfarë i motivon ata gjatë javëve të para të punësimit të tyre?
3. A i pyes ata rreth zhvillimi të tyre profesional gjatë muajve të parë të punësimit të tyre?
4. A kanë punonjësit e rinj plane profesionale për t’u zhvilluar dhe nëse po, a diskutohen këto plane në mënyrë periodike?
5. A u jepet punonjësve të rinj mundësi për të mësuar dhe për të pasur përvoja të reja profesionale?
Kur punonjësit nuk marrin atë që u nevojitet për të kryer siç duhet punën e tyre, atyre u ulet morali. Si pasojë, ata nuk kanë më interes dhe nuk shumë shpejt nuk mundohen më në punë.
Pyetjet e mësipërme mund të përdoren për të parë nëse sjellja e menaxherëve sjell një eksperiencë shumë të mirë për punonjësit. / INC