Sipas një studimi të fundit të kryer nga Fitsmallbusiness, edhe pse ka pasur progres të madh, gratë sipërmarrëse vazhdojnë të ndihen të nënvlerësuara në krahasim me burrat, veçanërisht në industrinë e teknologjisë dhe C-suite. Sipas këtij studimi rreth 67% e grave sipërmarrëse e kanë pohuar një fakt të tillë.
Duke u bazuar në faktorë si fuqia blerëse (20%), mjedisi i startup-eve (20%), cilësia e jetës (20%), mundësia e burimeve dhe financimi (15%), siguria (15%) dhe norma e taksës së korporatës (10%), Fitsmallbusiness rendit më poshtë 5 qytetet më të mira dhe më të këqija për 2019, për gratë sipërmarrëse.
5 qytetet më të mira për të punuar për gratë sipërmarrëse:
Austin, Teksas (82.2)
San Diego, Kaliforni (74)
Dallas, Teksas (73.9)
Columbus, Ohio (72)
Raleigh, Karolina e Veriut (69.9)
5 qytetet më të këqija për të punuar për gratë sipërmarrëse:
Albuquerque, Meksikë (25.5)
Detroit, Miçigan (32.1)
Milwaukee, Wiskonsin (32.3)
Miami, Florida (33.1)
Philadelphia, Pensilvani (39.6)
Burimi: TechRepublic