5 zakone që punonjësit i kanë pranuar kur punojnë nga shtëpia

05/04/2021 4:07 PM 0 komente

Përpara përhapjes së pandemisë në të gjithë botën, lundrimi në internet apo biseda të ndryshme me kolegët e punës ishin disa prej mënyrave sesi shumë punonjësit mundoheshin të çlodheshin dhe të linin pas stresin e ditës apo ngarkesën

Por, sot, kur shumica e punonjësve punojnë online nga shtëpia, format e çlodhjes sigurisht që kanë ndryshuar.

“Shumë punonjës kanë kohë që punojnë nga shtëpia si pasojë e situatës pandemike dhe një përqindje e lartë e tyre do të vazhdojnë të punojnë edhe pasi kjo pandemi të ketë përfunduar”, shprehet Kevin Harrington, CEO i Joblist, një platformë për kërkimin e vendeve të punës online.

Ja se cilat janë disa prej tyre:

1. Pretendojnë se po punojnë

Një prej gënjeshtrave të bardha që punonjësit nga shtëpia e përdorin më shpesh është: “Me atë jam duke u marrë në këtë moment”, ndërkohë që janë duke u marrë me diçka tjetër. Por një gjë e tillë çon në probleme më të mëdha, si mungesë menaxhimi ndaj ngarkesës së punës ose mungesë transparence ndaj organizatës për të cilën punoni.

2. Pinë alkool gjatë orarit të punës

Ju mund të befasoheni por 29 për qind e punonjësve që punojnë nga shtëpia e kanë pranuar se pinë alkool gjatë orarit të punës. Shitjet e pijeve alkoolike kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kjo gjë është shumë alarmante sepse mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e problemeve të shëndetit mendor.

Por edhe në rastin kur nuk kemi të bëjmë me pije alkoolike por me një lëng frutash për shembull, kjo tregon faktin se duke punuar nga shtëpia mundësitë për t’u shpërqendruar janë më të mëdha sesa kur punon nga zyra.

3. Kapërcimi në përmbushjen e obligimeve të tjera

Një prej avantazheve më të mëdha të të punuarit nga shtëpia është fleksibiliteti në orare që ajo të ofron. Pikërisht kjo ka ndikuar në uljen e produktivitetit për të gjithë ata që punojnë nga shtëpia, sepse shumë pak punonjës mund të arrijnë që të mos përfitojnë nga një situatë e tillë, duke mos realizuar shumë prej detyrave që duhet t’i përmbushnin gjatë orarit të punës dhe t’i shtyjnë ato për ditën e nesërme.

4. Çrregullime në regjimin ushqimor

36 për qind e punonjësve nga shtëpia e pranojnë faktin se ata anashkalojnë një pjesë të mirë të vakteve ushqimore, 24 për qind e tyre hanë më shumë sesa duhet gjatë orarit të punës dhe 16  për qind e tyre harrojnë fare të hanë.

5. Gënjeshtra të bardha

Disa prej gënjeshtrave të bardha që përdoren më shpesh nga punonjësit nga shtëpia janë ato që kanë të bëjnë me shmangien e takimeve virtuale dhe me shmangien e hapjes së kamerës, etj.

“Por kurdoherë që të jetë e mundur, duhet inkurajuar një komunikim sa më transparent, edhe kur kemi të bëjmë me gjëra të vogla dhe të parëndësishme në dukje. Kjo është thelbësore për organizatën ku ju punoni në radhë të parë, gjë e cila mund të çojë gjithashtu në rezultate më të mira në të ardhmen”, shprehet Harrington. / The Ladders

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of