Nuk është as Londra e as Nju Jorku. Tashmë ka një kryeqytet të ri kozmopolit të koktejeve. Në Barcelonë ndodhet Paradiso, bari i ri më i bukur në botë.
Për herë të parë që kur u përpilua klasifikimi i 50 bareve më të mira në botë (World’s 50 Best Bars), në vitin 2009, një bar jashtë Nju Jorkut apo Londrës fiton vendin e parë në renditje.
Paradiso, në pronësi të Giacomo Giannotti dhe Margarita Sader është një bar në stil mesdhetar, në zonën e modës El Born, në Barcelonë. Ai është ngjitur në renditje nga vendi i tretë në vitin 2021.
“Është një nder i madh të fitosh dhe përgjegjësi e madhe. Do të punojmë fort që të jemi në lartësinë e të qenët më të mirët dhe për t’u qëndruar besnik parimeve tona. Koktejet tona përpiqen të nxisin fantazinë” – deklaroi Giannotti dje në mbrëmje.
“Por duhet shumë punë. Sa më shumë të punosh, më shumë zbulon dhe mund të bëheni më krijues. Do të festojmë dhe më pas do të kthehemi te bari për të bërë atë që bëjmë”.
Fituesit e 50 Best u njoftuan të martën në mbrëmje në Barcelonë – hera e parë që ceremonia zhvillohet jashtë Londrës.
Në qytetin e gjallë katalan ndodhen tre nga dhjetë baret më të mira të renditjes së këtij vit. Sips është “alpinisti më i mirë” i këtij viti, duke u ngjitur nga vendi i 37-të në 2021 në vendin e 3-të këtë vit. Tëo Schmucks u rendit i 7-ti.
Katër bare spanjolle hynë në top 50 – Salmon Guru në Madrid u rendit i 15-ti.
Në top 50 spikati edhe Italia me bare në Romë, Firence, Milano dhe Napoli, të cilat hynë në listë. Më i riu, L’Antiquario Napoli, u rendit i 46-ti – falë të cilit, qyteti jugor i Napolit hyn në top 50 për herë të parë.
Edhe Firence u shfaq për herë të parë në renditje, ashtu si edhe kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona.
Edhe pse Londra nuk kryeson më renditjen, qyteti është një nga destinacionet kryesore të koktejeve në botë. Pesë bare londineze hynë në listë, në mesin e të cilëve Connaught Bar, zbriti nga vendi i parë për dy vite më parë në vendin e 8-të në 2022.
Tayēr + Elementary në Londër, i cili sipas prezantuesit të ceremonisë së çmimeve Mark Sansom “është një nga baret më origjinale të planetit” ruajti vendin e dytë në klasifikim nga viti 2021.
Europa mbizotëron me numrin më të madh të bareve se çdo rajon tjetër. Lista është rezultat i votimit të 650 barmenëve dhe pronare baresh, si dhe ekspertë koktejesh e shkrimtarë pijesh.
50 baret më të mira në botë (* hyrje të reja)
1.Paradiso, Barcelonë
2.Tayēr + Elementary, Londër
3. Sips, Barcelonë
4. Licorería Limantour, Mexico City
5. Little Red Door, Paris
*6. Double Chicken Please, Nju Jork
7. Two Schmucks, Barcelonë
8. Connaught Bar, Londër
9. Katana Kitten, Nju Jork
10. Alquimico, Kartagjenë
11. Handshake Speakeasy, Mexico City
12. Jigger & Pony, Singapor
13. Hanky Panky, Mexico City
*14. BKK Social Club, Bangkok
15. Salmon Guru, Madrid
16. Drink Kong, Romë
17. Coa, Hong Kong
18. Florería Atlántico, Buenos Aires
19. The Clumsies, Athinë
20. Baba au Rhum, Athinë
21. Cafe la Trova, Majami
22. Attaboy, Nju Jork
*23. Satan’s Whiskers, Londër
*24. Tropic City, Bangkok
*25. Kumiko, Çikago
26. Sidecar, Nju Delhi
27. Tres Monos, Buenos Aires
*28. Argo, Hong Kong
29. Maybe Sammy, Sidnej
30. Swift, Londër
*31. Line, Athinë
32. Baltra Bar, Mexico City
33. Manhattan, Singapor
*34. Overstory, Nju Jork
35. 1930, Milano
36. Dante, Nju Jork
*37. A Bar with Shapes for a Name, Londër
38. Zuma, Dubai
*39. Locale Firenze, Firence
*40. Red Frog, Lisbonë
41. Cantina OK!, Sidnej
*42. Cochinchina, Buenos Aires
43. Himkok, Oslo
44. Carnaval, Lima
45. Galaxy Bar, Dubai
*46. L’Antiquario, Napoli
47. Employees Only, Nju Jork
48. Bar Benfiddich, Tokio
49. Lucy’s Flower Shop, Stokholm
*50. Bulgari Bar, Dubai
/ CNN