569 banesa të dëmtuara nga tërmeti i së shtunës

23/09/2019 12:31 PM 0 komente

Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Pjesa e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit.

Lëkundjet e forta shënuan dëme shumta në banesa dhe biznese. Dëmet më të mëdha janë shënuar në banesa, kryesisht në Durrës dhe Tiranë.

Deri tani numërohen 569 banesa të dëmtuara si dhe 53 pallate. Nuk mungojnë dëmet në edhe në 5 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur. Shtabet e emergjencave, në koordinim me të gjitha bashkitë e vendit kanë dalë në terren për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of