5G, në pesë vjet do të shiten 1,9 mld smartphone

02/07/2019 5:03 PM 0 komente

Në pesë vitet e ardhshme do të dalin në treg 1,9 miliardë smartphone, që do të jenë kompatibël me rrjetet e reja celulare të gjeneratës së pestë (5G), që këtë vit janë në fazë lançimi në shkallë botërore.

Këtë e parashikojnë analistët e Canalys, sipas të cilëve në fund të vitit 2023, 5G do të kapërcejë 4G për numrin e pajisjeve.

Në vitin 2023, dërgesat botërore të smartphone-ve 5G do të arrijnë në 800 milionë njësi, ose 51,4% të totalit. Tregu i parë, me 263 milionë njësi, do të jetë Kina, ku 5G do të shohë adoptimin më të shpejtë “falë një strategjie të fortë teknologjike, të vendosur nga qeveria dhe nga kapaciteti financiar i operatorëve, që këtë vit do të investojnë në 5G, një shifër ekuivalente prej 5 miliardë dollarësh” – shpjegojnë analistët. Përveç kësaj, kjo do të ndikojë pozitivisht në Kinë, “atdheu” i prodhuesve të ndryshëm si për smartphone, si për pajisje për rrjete celulare, duke filluar nga Huawei dhe Zte.

Gjithnjë në vitin 2023, dërgesat e smartphone-ve 5G do të rriten në 145 milionë njësi në Amerikën e Veriut; në 135 milionë njësi në Azi Paqësor dhe në 123 milionë njësi në Europë. Në Amerikën Latine, do të regjistrohen 54 milionë njësi, ashtu sikurse dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of