5G, rrjet 31 trilionë dollarë brenda vitit 2030

23/11/2020 1:18 PM 0 komente

Në kërkim theksohet roli i zhvillimit të rasteve të përdorimit, i inovacionit në tarifa, cilësisë së mbulimit 5G dhe ekosistemit të partneritetit për zhbllokimin e potencialit të vërtetë të këtij tregu.

 

Brenda vitit 2030, tregu i 5G consumer mund të vlejë 31 trilionë dollarë në nivel global. Kështu shkruan raporti i ri “Harnessing the 5G Consumer Potential”, i Ericsson ConsumerLab. Sipas studimit, brenda kësaj date, operatorët mund të fitojnë në total deri në 3.7 trilionë dollarë (shifra mund të rritet më tej me shfaqjen e mundësive të reja  të gjeneruara nga shërbimet dixhitale), ndërsa të ardhurat mund të arrijnë deri në 131 miliardë dollarë vetëm nga shërbimet dixhitale.

Bëhet fjalë për projektime që lidhen pjesërisht (për rreth 40%) me shpenzimet e konsumatorëve për video të avancuara, realitetin e shtuar (AR), realitetin virtual (VR) dhe gaming in cloud në rrjetet 5G. Realiteti i shtuar, sipas vlerësimeve, është i destinuar të përfaqësojë më shumë se gjysmën e gjithë shpenzimeve të konsumatorëve në media gjithëpërfshirëse brenda vitit 2030, duke nisur nga lojërat dhe duke u zgjeruar në fusha të tjera si blerjet, arsimimi dhe bashkëpunimi në distancë.

Sipas raportit, ndikimi i pandemisë së koronavirusit në financat personale dhe përparësitë ekonomike mund të kenë ndikuar në gatishmërinë e konsumatorëve për të paguar një çmim premium për abonimet 5G. Në fillim të vitit 2019, konsumatori mesatar ishte i gatshëm të paguante 20% më shumë, por me ardhjen e fundit të vitit 2020, shifra ka rënë në 10%. Megjithatë një early adopter* në tre, në nivel global, është ende i gatshëm të paguajë 20% më shumë. Sipas studimit, nivele kaq të larta të adoptuara nga early adopter mund të nxisin rimëkëmbjen ekonomike.

Ndër të tjera, duke stimuluar në mënyrë proaktive adoptimin e 5G nga konsumatorët, brenda vitit 2030, operatorët mund të rrisin me 34% të ardhurat mesatare për përdorues 5G. Kjo mund të rrisë të ardhurat nga ana e concumer, me një normë rritje të ndërlikuar vjetore me 2,7% krahasuar me rritjen e sheshtë të të ardhurave 0,03% nëse do të ishte adoptuar një qasje pasive gjatë dekadës.

Kjo është hera e parë që Ericsson paraqet një parashikim të të ardhurave për tregun e 5G consumer, që mbetet biznesi kryesor i operatorëve – thotë Jasmeet Singh Sethi, Head of ConsumerLab i Ericsson Research. Në kërkim theksohet roli i zhvillimit të rasteve të përdorimit, i inovacionit në tarifa, cilësisë së mbulimit 5G dhe ekosistemit të partneritetit për zhbllokimin e potencialit të vërtetë të këtij tregu.

Është e qartë se 5G do të ofrojë mundësi të mëdha për operatorët e tregut consumer në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Meqenëse kjo rrugë tashmë ka filluar, ka të ngjarë që operatorët, të cilët zhvillojnë me shpejtësi dhe në mënyrë aktive propozimet e tyre për konsumatorët, do të bëhen fituesit kryesorë”.

 *Termi early adopter i referohet një individi apo biznesi që përdor produkte të reja, inovacion apo teknologji para të tjerëve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of