1. Të folurit publik
Në fund të listave të detyrave të shumë njerëzve, ka një shënim mes rreshtave që thotë “punoni për të kapërcyer frikën e të folurit në publik”. Mbi 77% e njerëzve ndiejnë ankth nga të folurit në publik, por në botën e një sipërmarrësi, të folurit në publik është një nga gjërat që bëhet më shpesh.
Kur jeni drejtuesi i një kompanie, ju zakonisht bëni prezantime dhe takime të shpeshta, duke kërkuar investitorë ose duke shitur tek klientë të rinj dhe duke dalë në video ose audio për marketingun tuaj dixhital. Të mësoni se si të dukeni tërheqës, të keni gjuhë profesionale të trupit dhe të menaxhoni nervat është diçka që do t’ju ndihmojë të “bini në sy” për mirë në të tilla situata.
Ne imitojmë atë që konsumojmë, kështu që një mënyrë e thjeshtë dhe falas për të fituar aftësi të fuqishme të të folurit publik është ajo që të shikoni oratorë të mirë. Mbajtja e një liste të tillë do t’ju ndihmojë të filloni të zbatoni disa nga ato teknika në momentin kur ju vetë do të flisni. Ju gjithashtu mund të ndiqni kurse falas që do të ju ndihmojnë të përmirësoni mënyrën tuaj të të folurit përpara audiencës suaj të ardhshme.
2. Lidhjet/ kontaktet e punës
Kur drejtoni një biznes, shpesh do ta gjeni veten duke i kërkuar ndihmë ose këshilla njerëzve të industrive të ndryshme, ose për të përdorur shërbimet e tyre. Të qenët një networker i mirë ju ndihmon të krijoni një bazë të dhënash të personave të cilëve mund t’u drejtoheni kur keni nevojë për diçka dhe persona që ju mund t’ia referoni miqve të tjerë sipërmarrës.
Të bëhesh një networker i fuqishëm është me të vërtetë një aftësi që duhet të mësohet dhe të vihet në punë. Për të zgjeruar rrjetin tuaj, mësoni se si të krijoni një prezantim, të drejtoni një bisedë të qartë dhe të shtoni kontakte të reja. Një mënyrë tjetër për t’ju ndihmuar të fitoni një sërë aftësish të reja është të dëgjoni episode në formate të ndryshme nga drejtues të industrinë tuaj dhe të mësoni sa më shumë të mundeni prej tyre.
3. Negocimi
Nga kontratat me furnitorët, te pagat me punonjësit e ardhshëm, arti i negocimit është një aftësi që sipërmarrësit duhet të zotërojnë. Kur dini si ta shprehni mesazhin tuaj, t’i përgjigjeni refuzimit dhe të arrini një marrëveshje me një person tjetër, shpesh ju mund ta gjeni veten në pozicionin ideal për sukses. Merrni parasysh të ndiqni një kurs negocimi falas nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine, ose të lexoni një libër si “Never Split the Difference”, i shkruar nga një ish-negociator pengjesh i FBI-së.
4. Shkrimi
Për një sipërmarrës, aftësitë e të shkruarit janë të rëndësishme çdo ditë. Do ta gjeni veten duke shkruar emaile të rëndësishëm, duke shkruar prezantime dhe madje edhe të kopjoni për faqen e internetit ose marketingun dixhital. Të dini se si të shpreheni dhe të shkruani qartë dhe shkurtimisht mund t’ju ndihmojë të komunikoni me vetëbesim në formën e shkruar.
Për t’u siguruar që gramatika dhe drejtshkrimi juaj janë në rregull, rekomandoj që të instaloni një aplikacion falas si Grammarly. Ju gjithashtu mund të ndiqni mësime falas në faqet si Skillshare për të mësuar sa më shumë në drejtim të shkrimit krijues dhe teknikave të shkrimit për mediat sociale.
5. Dëgjim aktiv
Arti i të dëgjuarit aktiv është diçka që mund të mos vijë natyrshëm për një sipërmarrës i cili gjithmonë krijon, sjell risi dhe flet përmes ideve. Kur jeni një dëgjues i mirë, ju shpesh merrni reagime më shpejt dhe mund të kuptoni më mirë pikëpamjen e personit me të cilin po komunikoni, qoftë një klient apo një investitor.
Të mësuarit se si të ndaloni mendimet tuaja për të qenë të pranishëm në një bisedë dhe të bëni pyetje të rëndësishme vijuese mund t’ju ndihmojë të ndryshoni mënyrën se si shfaqeni në situata të ndryshme.
Një mënyrë argëtuese dhe e thjeshtë për t’u bërë dëgjues të mirë është të ndiqni një orë falas online, ku përmes disa lojërave dhe aktiviteteve, do të bëheni më mirë në të menduarit shpejt dhe të dëgjoni me kujdes atë që po thonë njerëzit e tjerë që keni përreth.
6. Menaxhimi i kohës
Një nga gjërat e para dhe më të shpejta me të cilën ndesheni si sipërmarrës është që axhenda juaj ngarkohet shumë. Përpara se ta kuptoni, dita juaj (që sa hapni sytë) është e mbushur me një lumë idesh, një takim ose vetëm një listë të gjatë punësh. Të jeni menaxhimin të mirë të kohës suaj është një aftësi që do t’ju ndihmojë për të qenë edhe më produktiv.
Të dini se si ta menaxhoni ditën tuaj duke i dhënë përparësi detyrave tuaja, do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të larta në punën tuaj. Përdorimi i një aplikacioni për matjen kohës mund t’ju ndihmojë të filloni të përftyroni se si e kaloni kohën tuaj çdo ditë. Nëse po kërkoni të përmirësoni menaxhimin e kohës suaj, artikuj nga Time Management Ninja tregojnë mënyra për të qëne produktiv gjatë gjithë ditës së punës. / *Jen Glantz, Business Insider