6 hapa për t’u marrë më seriozisht në punë

23/05/2019 1:31 PM 0 komente

Më poshtë do të njiheni me 6 hapa të cilat do t’ju ndihmojnë që si kolegët apo edhe persona të tjerë në kompaninë ku punoni t’ju marrin me seriozisht:

  1. Respektoni të tjerët

Gjëja më e rëndësishme nëse doni që të tjerët të kenë respekt për ju është që ju në rradhë të parë të tregoni respekt për ta.

  1. Të jeni të binidur në aftësitë tuaja

Mos harroni, se nëse ju besoni me bindje të plotë në aftësitë tuaja edhe të tjerët do të besojnë gjithashtu. Bëni kujdes edhe ndaj gjuhës së trupit, që është gjithashtu një element shumë i rëndësishëm dhe që nxjerr në pah një anë tuajën të cilën ju nuk e shprehni me fjalë. Për shembull nëse ju thoni që nuk jeni aspak nervoz, por nga ana tjetër bëni gjeste që tregojnë të kundërtën, atëherë të jeni të sigurtë se nuk do të dukeni aspak të besueshëm dhe serioz tek të tjerët.

  1. Të prirur për të mësuar gjëra të reja

Pranoni ato që nuk dini dhe kthejeni situatën në avantazhin tuaj duke mësuar jo vetëm ato që nuk dini por të jeni në vazhdimësi në një proces të mësuari.

  1. Komunikoni në mënyrë sa më efiksae

Ndaloni së foluri dhe filloni të dëgjoni. Mënyra sesi ju dëgjoni ato çka të tjerët janë duke ju thënë dhe mënyra sesi ju i përgjigjeni atyre ka të bëjë shumë në përcaktimin e suksesshëm të rrugëtimit tuaj.

  1. Mirëmenaxhoni kohën tuaj

Nëse ju do të mirëmenaxhoni kohën tuaj dhe do të dorëzoni çdo projekt që ju është kërkuar në kohën e duhur, atëherë ju do të krijoni besueshmëri tek të tjerët.

  1. Vendosni kufij

Tregohuni të kujdesshëm dhe mos kaloni kufrin e profesionales me personalen. Produktiviteti dhe efiçenca në punë bien në momentin që nuk respektohen kufijtë e mësipërm.

Burimi: The Enterpreneur

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of