6 plazhet më romantike në Itali

18/06/2019 2:27 PM 0 komente

Nëse ka ndonjë vend romantik, ai është plazhi… ndoshta për shkak të detit blu që të kënaq sytë, ndoshta për shkak të natyrës, apo rërës që ju fton të çlodheni….

Fakt është se plazhi është vendi ideal për të dashuruarit, mbi të gjitha nëse është pak i frekuentuar.

Në Itali ka shumë plazhe të bukura, disa të vetmuara, të tjera më të frekuentuara… Por prej tyre janë përzgjedhur veç 6, që do t’ju bëjnë t’ju rrahë zemra fort.

 

Punta Pizzo, në Salento

Plazhi Punta Pizzo, në Salento, ndodhet në parkun rajonal të ishullit Sant’Andrea dhe është një destinacion ideal për të dashuruarit. Natyra është një ndërthurje e shkëmbinjve, detit të kristalë dhe peizazhit të larmishëm që e rrethon.

 

Camogli në Liguria

Plazhet në Liguria janë të famshme për bukurinë e tyre dhe ai në Camogli, me rërë e zhavorr është pa dyshim i mrekullueshëm, me peizazhe befasuese. Ai është një pikënisje ideale edhe për shëtitje romantike në marinë.

 

Cala Brandinchi, San Teodoro, në Sardenjë

Nëse jeni të dashuruar, plazhi Cala Brandinchi, San Teodoro, në Sardenjë është vendi ku duhet të shkoni patjetër, me rërë të butë dhe të bardhë që shndrit. Uji është në ngjyrë turkeze dhe transparent, ndërsa në peizazhin rreth e qark mbizotëron ngjyra e gjelbër e natyrës.

 

Arienzo në Positano

Plazhi Arienzo në Pozitano, i quajtur edhe plazhi i treqind hapave, për shkak të treqind shkallëve që duhet të përshkoni për të shkuar në të, është një ndër më të bukurit në Itali. Një plazh i mrekullueshëm, i rrethuar me vila luksoze, magjik.

 

Arcomagno në Kalabri

Pranë San Nicola Arcella, një vend që ndodhet në Rivierën Cedri, në Gjirin Plicastro, ndodhet plazhi i mrekullueshëm i Arcomagno, i izoluar nga ‘mure shkëmbore’ që e bëjnë një ‘strehë’ ideale për të dashuruarit që kërkojnë pak intimitet.

 

Riomaggiore në Cinque Terre

Në Liguria, ndodhet një plazh që do t’ua merrte mendjen të dashuruarve. Ai është Riomaggiore, në Cinque Terre, i cili përshkohet më këmbë nga qendra e qytetit. Deti është i kristaltë dhe plazhi është ideal për ata që dëshirojnë pak qetësi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of