Më 18 shkurt, Presidenti Biden deklaroi se, nëse Putini vendos të pushtojë Ukrainën, Rusia “do të jetë përgjegjëse për një luftë katastrofike dhe të panevojshme”. Që nga kjo deklaratë, pushtimi ka filluar dhe shqetësimi i botës për Ukrainën sa vjen e po shtohet.
Në këtë vend që është shtëpia e më shumë se 44 milionë njerëzve, ndodhen shtatë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s: Pyjet e Virgjëra të Ahut të Karpateve, një varg monumentesh shkencore dhe pesë vepra mbresëlënëse të arkitekturës.
Mbështetur në hartat e fundit të shpërthimeve të raportuara dhe të lëvizjeve të trupave ruse, duket se e gjithë Ukraina është pranë rrezikut.
Katedralja e Shën Sofisë dhe Lavra Kiev-Pechersk
Katedralja e Shën Sofisë në Kiev, Ukrainë.
Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Katedralja e Shën Sofisë dhe Lavra Kiev-Pechersk (ose Manastiri i Shpellave të Kievit) janë një atraksion i veçantë turistik. Kjo ndërtesë, që ka të njëjtin emër me objektin e shekullit VI, Hagia Sophia (Stamboll), është ndërtuar që në shekullin XI dhe ka parë shumë luftëra e shkatërrime. Në vitet 1917, sovjetikët donin ta shkatërronin katedralen, të cilët do ta zëvendësonin atë me një park, “Heronjtë e Perekopit”.
Lexo edhe: Shën Sofia, simboli i Kievit, ndër “shënjestrat e mundshme të sulmeve ruse”
Ansambli i Qendrës Historike L’viv
Kisha e Shën Mërisë në L’viv, Ukrainë.
Ky vend përbëhet nga e gjithë qendra historike e qytetit L’viv. I themeluar në vitin 1254, qyteti nuk e ka ndryshuar kurrë emrin e tij. Në të ndodhen monumentet me arkitekturën më të veçantë në Ukrainë. Në këtë kompleks është edhe Kulla Korniakt, e ndërtuar 400 vite më parë.
Harku Gjeodezik Struve
Harku Gjeodezik Struve është një nga katër pikat përkujtimore në Ukrainë.
Harku Gjeodezik Struve përbëhet nga disa pika studimi – nga një zinxhir trekëndëshash – që përshkojnë dhjetë vende, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë. Studimi i kryer ndërmjet viteve 1816 dhe 1855, kishte si qëllim të maste me saktësi një segment të gjatë të meridianit dhe të kuptonte më mirë formën dhe madhësinë e tokës.
Rezidenca e Metropolitëve Bukovinianë dhe Dalmatë
Krahu i Manastirit të Rezidencës së Metropolitëve Bukovinianë dhe Dalmatë.
Edhe pse ky grup ndërtesash u ndërtua midis viteve 1864 dhe 1882, disa thonë se ky objekt i ngjan një kështjelle mesjetare. Fillimisht, ajo u krijua për të qenë një rezidencë episkopale, por më vonë, ndërtesat u dëmtuan dhe u plaçkitën në Luftën e Dytë Botërore dhe përfundimisht atyre iu hoqën elementet teologjike kur rajoni ra nën kontrollin sovjetik. Sot, ai shërben si kampus i Universitetit Chernivtsi.
Tserkva prej druri e Rajonit të Karpateve
Kisha e Trinisë së Shenjtë në Zhovkva, Ukrainë.
Ky vend në listën e Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s i referohet 16 Tserkvas (ose kishave) prej druri, tetë në Poloni dhe tetë në Ukrainë. Kjo kishë e veçantë u ndërtua në vitin 1720 dhe mban thesare të krijuara në shekuj, duke përfshirë një ikonostas prej pesëdhjetë pjesësh.
Qyteti i lashtë i Tauric Chersonese dhe Chora e tij
Bazilika e vitit 1935.
Ky park arkeologjik i mbrojtur ndodhet në Krimenë jugperëndimore të ditëve të sotme ku ndodhen disa rrënoja të qytet-shtetit të lashtë të Chersonese Tavria. I themeluar midis viteve 422 dhe 421 para Krishtit, ky vend historik u formua nga njerëzit e Greqisë së Lashtë, Romës së Lashtë, Bizantit dhe Rusisë së Kyivanit. Bazilika e ndërtuar në vitin 1935 frymëzon një krenari kulturore. Ajo u vendos në kartëmonedhën e Ukrainës Hryvnia në vitin 1995. / Art & Object