Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri I të shtruarve në spital ka zbritur në 160.
Sipas njoftimit, janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 501 qytetarë, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.
Janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.