Indeksi i besimit të konsumatorit francez ra në mars teksa një ekonomi e frenuar dhe papunësia në rritje dekurajuan shpenzimet.
Indeksi i besimit të familjeve ra në 84 këtë muaj nga 86 që ishte në shkurt, referoi sot zyra e statistikave kombëtare në një deklaratë të lëshuar në rrugë elektronike.
Ekonomistët prisnin një shifër prej 86, sipas një mesatareje prej 16 parashikimesh të llogaritura nga Bloomberg.
Ekonomia franceze po gjendet në vështirësi prej dy vitesh dhe presidenti Francois Hollande po përpiqet të ‘ringjallë’ rritjen dhe të frenojë papunësinë, e cila ka arritur në nivelin më të lartë në 13 vjet, si rrjedhojë e krizës së borxheve të Evropës.
Ekonomia e dytë më e madhe e Evropës ka gjasa të ‘shërohet’ në fund të këtij viti edhe pse rimëkëmbja do të jetë ‘e dobët’, tha sot anëtari i bordit të bankës qendrore evropiane Benoit Coeure për Europe 1 radio.