67 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 376 testime të kryera. 45 qytetarë janë shëruar, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Vijon të rritet edhe numri i shtrimeve në spitalin infektiv.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga tre raste në Kurbin e Korçë, nga dy raste në Kukës e Krujë, nga një rast përkatësisht në Fier, Lezhë, Lushnjë dhe Kamëz”.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.
“Fatkeqësisht dy qytetare nga Tirana kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.