69 raste të reja me Covid-19, tre humbje jete

30/06/2020 11:27 AM 0 komente

Numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të jetë i lartë prej javësh në vend. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 69 raste nga 371 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje”.

Prej datës 9 qershor, bazuar në raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve ditore nuk ka zbritur nën 30 raste.

Një rritje ka pësuar edhe numri i viktimave nga virusi. Vetëm në muajin qershor kanë humbur jetën 29 persona, tre prej të cilëve në 24 orët e fundit. Numri në total i viktimave shkon në 62.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

25 qytetarë i janë shtuar listës të të shëruarve në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër e Durrës.

Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of