7 destinacionet më të mira për të kaluar festat e fundvitit

01/01/2020 11:30 AM 0 komente

1. Paris, Franë

Padyshim që Parisi do të ishte një prej destinacioneve më të preferuara për të kaluar festat e fundvitit. Qyteti i dritave është një prej destinacioneve më romantike për të kaluar shndërrimin e viteve. Por nëse doni t’i kaloni festat këtu ju këshillojmë të planifikoni rreth 1 deri në dy muaj përpara.

2. Grand Cayman, Ishujt Cayman

Nëse doni të kaloni një fundvit ndryshe nga pjesa më e madhe e kontinentit europian, të largoheni nga temperaturat e ulëta dhe ta festoni ndërrimin e viteve në një destinacion me mot të ngrohtë, ne ju këshilljmë të vizitoni Grand Cayman, në Ishujt Cayman.

3. Gstaad, Zvicër

Nëse bëni pjesë në grupin e atyre personave që preferojnë sportet dimërore, atëherë një prej destinacioneve më të mira për të kaluar festat e fundvitit, është Gstaad i Zvicrës. Këtu do të gjeni edhe disa prej rezorteve më luksoze, të cilat do t’jua bëjnë të paharrueshme kalimin e festave të fundvitit.

4. Sidnei, Australi

Sideni e Australisë ka qenë dhe do të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për të kaluar festat e fundvitit. Rezervoni shumë përpara për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve përpara Pallatit të Operas.

5. San Diego, Kaliforni

Nëse keni vendosur t’i kaloni festat e fundvitit në Kaliforni, ne ju këshillojmë të zgjidhni San Diegon. Këtu turmat e turistëve nuk janë aq të mëdha sa në Los Anxhelos dhe ju do ta keni më të lehtë për të prenotuar në disa prej restoranteve më të mira.

6. Budapest, Hungari

Budapesti është shndërruar në një prej destinacioneve më të preferuara të Europës Lindore gjatë viteve të fundit. Të rinjtë e shumtë që e vizitojnë këtë qytet e bëjnë jetën e natës akoma edhe më të mrekullueshme për të kaluar festat e fundvitit. Merrni me vete disa prej shokëve tuaj më të mirë dhe nisuni drejt Budapestit.

7. Kyoto, Japoni

Ky është një prej destinacioneve më të preferuara të adhuruesve të sporteve dimërore. Por jo vetëm kaq. Ai është shndërruar edhe në një prej destinacioneve më të preferuara edhe për të kaluar shndërrimin e viteve. Nëse vendosni të shkoni këtu, mos harroni të porosisni togouchi, një prej pijeve më karakteristike të këtij qyteti.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of