7 këshilla për t’i shndërruar pikat tuaja të dobëta në të forta

18/10/2019 10:51 AM 0 komente

Të gjithë ne kemi si pikat tona të forta ashtu edhe ato të dobëta, por disa prej nesh kanë vullnetin e duhur që këto pika të dobëta t’i shndërrojnë në forcën e tyre më të madhe, thejsht duke i përdorur ato në mënyrën e duhur.

“Unë i adhuroj ata persona të cilët vazhdojnë të qeshin edhe kur janë të mbytur me probleme, të cilët marrin forcë nga një situatë e vështirë dhe bëhen akoma edhe më të fortë nga refuzimi”, ka thënë dikur Leonardo da Vinçi.

Vetëm duke parë atë që kanë kaluar disa prej njerëzve më të suksesshëm, vetëm e vetëm që të arrijnë në majat që ndodhen sot, duket të shërbejë si burim frymëzimi për cilindo prej nesh, dhe këtu mund të përmendim p.sh historitë e suksesit të Bill Gates, Stephen King, Oprah Ëinfrey, Steven Spielberg, dhe Franklin Roosevelt.

Ja se cilat janë 7 këshillat që sipas nesh do t’ju vinë në ndihmë për të shndërruar pikat tuaja të dobëta në forcën tuaj më të madhe:

Të jesh i ndrojtur

Të shumtë janë persornat të cilët mendojnë se të qenët i ndrojtur e bën jetën shumë më të vështirë, por ata harrojnë këtu se një fakt i tillë mund të përdoret në avanctazhin e tyre. Njerëzit e ndrojtur kanë aftësinë të mos nxitohen kurrë dhe kështu të mendojnë me kujdes çdo veprim të tyre, që do të thotë se ata shumë rrallë mund të bëjnë gabime në vendimet që marrin sepse asnjëherë nuk janë të nxituar.

Të jesh i ndrojtur do të thotë gjithashtu që ju i vlerësoni shumë më shumë marrëdhëniet që keni krijuar gjatë kohës dhe e shikoni si një sfidë të kotë të lodheni për të krijuar të reja. Një pikë e tillë do të jetë shumë në avantazhin tuaj sepse ju do të keni përherë marrëdhënie që do t’i rezistojnë kohës.

Të jesh egoist

Egoizmi mund të tingëllojë si një nga cilësitë më negative të një njeriu, por edhe prej saj ju mund të nxirrni disa përfitime. Ajo çka mendohet për njerëzit egoist është se ata nuk i marrin kurrë në konsideratë të tjerët por mendojnë vetëm për veten e tyre. Një gjë e tillë mund të jetë e vërte, aq saç mund të jetë edhe fakti se të kujdesesh për vetën dhe mirëqenien tënde është një prej instikteve të nevojshme të mbijetesës. Pëpiquni që të jeni më shumë të përqendruar në veten tuaj sesa t’ju përfishijë egoizmi për veten tuaj.

Ego e tepruar

Jo më kot kjo pikë është vendosur pas asaj të egoizmit, sepse mendohet se këto të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Fakti i të pasurit të një egoje të tepruar mund t’ju çojë në tendenca vetë-shkatëruese, ndërsa nëse ju arrini ta kufizoni këtë ego të tepruar dha ta shndërroni atë në një ego të shëndetshme, atëherë të jeni të sigurtë se do të shikoni shumë përfitime prej saj. Një ego e shëndetshme do të thotë që ju të keni më shumë besim në veprimet tuaja dhe rrjedhimisht të rrezikoni edhe më shumë për të arritur objektivat tuaja.

Ndjeshmëria

Sado i ndjeshëm të jeni ndaj një çështje të caktuar këshillohet që ju të kufizoheni dhe të mos reagoni në mënyrë të menjëhershme. Mundohuni që emocionet tuaja të mos kenë ndikim në çështje të ndryshme, sepse ai vendim nuk do të ishte i mirëarsyetuar por do të ishte krejtësisht subjektiv. Por një prej avantazheve të personave të ndjeshëm është se ata kurrë nuk do të mundoheshin të bënin dikë që të ndihej keq, sepse nuk do të donin që e njejta gjë të ndodhte edhe me ta.

Neurotizmi

Ankthi në nivele të larta, absolutisht që nuk është kurrë një gjë e mirë, por mund të themi se një dozë e vogël neurotizmi të shëndetshëm mund t’ju shërbëjë pozitivisht, veçanërisht në fushën e biznesit.

Pesimizi

Një prej fjalive më shpesh të përdorura nga gurutë apo nga njerëzit që kanë si profesion të tyre motivimin e personave të tjerë është se fuqia e mendimit pozitiv mund të bëjë mrekullira. Por edhe nëse bëni pjesë ne grupin e njerëzve pesimistë, mos u shqetësoni, sepse nëse pesimizmi juaj nuk është i tepruar, atëherë ju mund të përfitoni prej tij. Pesimizi i shëndetshëm bën që ju të jeni sa më të qartë në vendimet tuaja, duke mos i dhënë vetes një besim i cili shpeshherë është i tepruar.

Mungesë organizimi

Edhe pse disa mendojnë se organizmi është një prej faktorëve kryesorë dhe me ndikim më të lartë në suksesin e një individi, disa studime të reja kanë zbuluar se njerëzit që janë më pak të organizuar janë edhe ata që janë më kreativët dhe prej të cilëve lindin ide të mëdha. Organizmi është diçka që me kohën mund të mësohet, por përqafimi i mungesës së tij bën që ju të kaloni më shumë kohë duke u marrë me aktivitete të cilat i pëlqeni dhe të mos humbisni kohën me gjëra të cilat ju stresojnë. Albert Einstein dikur ka thënë: “Nëse një tavolinë pune e rrumujshme është shenjë e një mendjeje të rrumujshme, atëherë çfarë duhet të mendojmë për një tavolinë boshe”?

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of