Nga Italia në Japoni, nga Shtetet e Bashkuara në Spanjë, lexoni më poshtë për 7 kinematë më të bukura në botë, me struktura arkitekturore të pazakonta….
Shinjuku Piccadilly, Tokio
Shinjuku Piccadilly është një kinema fantastike, mjaft e pastër dhe e arreduar bukur, me salla luksoze për të pritur fillimin e një filmi, ndërkohë që hani diçka të shijshme dhe pini shampanjë. Çmimi i sallave private është i kripur, por një herë në jetë ama ia vlen.
Grand Rex, Paris
Nëse kërkoni një kinema madhështore, shkoni në Grand Rex në Paris, e cila ka një ndër sallat më të mëdha në të gjithë Europën. Bëhet fjalë për një ndërtesë në stilin art nouveau, projektuar nga Auguste Bluysen – një ndër ndërtesat e para franceze me shkallë lëvizëse.
Hot Tub Cinema, Londër
Nëse dëshironi të laheni në pishinë dhe ndërkohë të shihni një film, për ju mendon Hot Tub Cinema në Londër, një sallë e hapur, ku ju mund të qëndroni komodë në një vaskë me hidromasazh gjatë projektimit të një filmi, duke pirë alkool dhe duke shijuar ushqim të shijshëm.
Cineteca Matadero, Madrid
Ndërtesa ku ndodhet kinemaja Mataderi në Madrid daton në vitin 1910, u projektua në fillim si thertore nga arkitekti Luis Bellido y Gonzales. Më pas ajo u shndërrua në një kinema, me një sallë kinematografike brenda, nga arkitektët Churtichaga e Quadra-Salcedo të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme.
The Fox Theatre, Detroit
Kjo kinema, e cila lindi në vitin 1928 nga dëshira e William Fox, themeluesi i Fox Film Corporation është dekoruar nën stilin art noveau. Ajo ndodhet pranë Grand Circus Park Historic District dhe është një nga më të bukurat në botë, me 5048 vende.
Castro Theatre, San Francisco
E përuruar në vitin 1922 në San Francisko, në këtë kinema zhvillohet çdo vit San Francisco International Film Festival dhe Gay and Lesbian Film Festival. Ajo është realizuar nga arkitekti Timothy L. Pflueger, brenda karakterizohet nga elemente të stilit kolonial spanjoll, ndërsa jashtë me detaje të stilit barok.
Tuschinskim, Amsterdam
Kinemaja Tuschinski Theater, e projektuar nga Heyman Louis de Jong, u përurua në Amsterdam në vitin 1942. Është një kinema në stilin art noveau dhe sot shfaqen filma modernë.