- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar pandemi COVID-19.
- Shtetet po përballen me “faza të ndryshme të sëmundjeve”, teksa virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.
- Bizneset duhet të sigurohen që udhëzimet e nxjerra nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit të zbatohen me përpikëri.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e deklaroi më 11 mars 2020, pandemi COVID-19. Përhapja me ritme tmerrësisht të shpejta e koronavirusit është padyshim tragjedia aktuale e njerëzimit. Ajo do t’i shkaktojë dëme shumë të mëdha edhe ekonomisë dhe pasojat e saj vetëm sa kanë nisur të ndihen, shkruan Forumi Ekonomik Global.
Përhapja e këtij virusi ka pasoja të rënda në shtete të ndryshme. Qeveritë duhet që të veprojnë sa më parë të jetë e mundur, duke mbrojtur qytetarët dhe duke zvogëluar dëmin ndaj ekonomive të tyre.
Një studim i ri i kryer nga KcKinsey, këshillon 7 masa sesi bizneset mund të reagojnë ndaj koronavirusit:
- Mbroni punonjësit tuaj
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit po përditësojnë në mënyrë shumë të shpeshtë udhëzimet e tyre. Bizneset duhet të sigurohen se këto udhëzime të zbatohen me përpikëri.
- Një ekip i gatshëm për këtë situatë
Bizneset duhet të kenë një ekip të posaçëm për këtë situatë, i cili do të ketë ndikim të madh sidomos në drejtim të zbatimit me përpikëri nga ana e kolegëve të tyre të udhëzimeve të nxjerra nga Institucionet përkatëse. Ky ekip duhet të drejtohet nga një CEO ose dikush në të njëjtin nivel dhe duhet të përqendrohet veçanërisht në pikat e mëposhtme si:
- Menaxhimin dhe mirëqenien e punonjësve
- Menaxhimin e nivelit të stresit
- Monitorimin e zinxhirit të furnizimit
- Marketingun dhe shitjet
- Ndonjë biznes tjetër
- Testi për stresin, siguroni likuiditetin dhe bëni një plan emergjent
Përcaktimi i skenarëve idealë për këtë situatë mund të jetë shumë i vështirë, por bizneset këshillohen që të mendojnë për disa skenarë, që të kufizojnë sa më shumë efektet negative. Këshillohet që ato të zhvillojnë teste të ndryshme për të parë nivelin e stresit në kompaninë e tyre, të sigurojnë likuiditetin për ditë edhe më të vështira dhe të kenë një plan emergjence.
- Monitoroni zinxhirin e furnizimit
Monitorimi i zinxhirit të furnizimit dhe përpjekjet për ta mbajtur atë në nivele sa më të qëndrueshme, është një element me rëndësi të madhe, sidomos në situata si kjo e pandemisë së koronavirusit.
Për një qëndrueshmëri afatgjatë, bizneseve u këshillohet të kenë gati një plan për kërkesën në rritje të konsumatorëve, në mënyrë që të mos gjenden të papërgatitur.
- Krijoni siguri te klientët
Bizneseve do t’u duhet të arrijnë të krijojnë besim te klientët edhe gjatë kësaj situate të vështirë. Planet e ndryshme të inventarëve, uljet dhe ofertat speciale, janë të gjithë faktorë që do të vlerësohen shumë nga konsumatori, sidomos në këtë periudhë.
- Planifikim efikas
Nëse doni që kjo situatë të mos ju gjejë të papërgatitur edhe në vazhdimësi, bizneseve u këshillohet që të planifikojnë skenarë sa më efikasë, sidomos për faza të ndryshme në këtë periudhë.
- Qëllim i qartë
Bizneset e të gjitha llojeve dhe formave duhet të kenë sa më të qartë qëllimin e tyre. Kjo do t’u vijë në ndihmë jo vetëm atyre, por mbi të gjitha do të krijojë edhe besim te konsumatorët dhe në rrjetin e gjerë të bizneseve në përgjithësi.