Nëse doni pushime aktive me miqtë tuaj, mos kërkoni më shumë. Lexoni më poshtë për 7 nga vendet më të mira në të gjithë botën për të kërcyer nga muzgu deri në agim.
Amsterdam, Holandë
Mes kanaleve piktoreske dhe rrugëve të ngushta të Amsterdamit ndodhen disa nga lokalet më të bukur dhe më të veçantë në të gjithë botën. Nga bunkerët industrialë te ndërtesa e një shkolle të vjetër, kryeqyteti holandez ju ofron shumë mundësi për të festuar gjatë natës me DJ-të më të mirë të momentit. Gjatë verës organizohen edhe një numër i madh festivalesh të muzikës dance.
Tel Aviv, Izrael
Tel Avivi është i përsosur për të shijuar festa natën vonë. Shumë klube hapen duke filluar nga mesnata ose edhe më vonë dhe vazhdojnë derisa personi i fundit të largohet në mëngjes.
Seul, Kore e Jugut
Kryeqyteti i Koresë së Jugut jeton sipas mantrës “puno shumë, festo shumë” dhe dinamika e jetës së natës që ofrohet këtu është një dëshmi e shprehjes së mësipërme. Përveç restoranteve dhe klubeve të ndryshme, një ndalesë e fundit fantastike dhe tradicionale ku ju dhe miqtë tuaj mund të këndoni sikur askush nuk po ju dëgjon janë lokalet karaoke.
Bangkok, Tajlandë
Bangkoku prej kohësh ka krijuar reputacion për jetën e gjallë të natës. Këtu mund të gjeni pije të lira, ushqime të shijshme, një lagje me drita të kuqe dhe klube nate plot me turistë. Qyteti gjithashtu ka një anë të sofistikuar, me bare të hapura në katet e fundit të ndërtesave shumë të larta ku serviren kokteje dhe gjithashtu klube shumë luksoze.
Barcelonë, Spanjë
Barcelona është një qytet për “bufët e natës”, kështu që sigurohuni që të bëni një sy gjumë në drekë. Me vendasit shpesh që nuk hanë darkë deri në orën 10:00 ose 11:00 të darkës, zakonisht rreth orës 2:00 të mëngjesit fillon festa. Shfrytëzoni mundësinë për të parë një prej agimeve më të bukur që mund të keni parë ndonjëherë pas një nate argëtuese.
Buenos Aires, Argjentinë
Kryeqyteti argjentinas ka filluar të lakohet së fundmi si një qytet që nuk fle kurrë. Mos prisni që baret të hapen para mesnatës ose klubet para orës 2:00 të mëngjesit. Me bare koktejesh, lokale me muzikë live dhe klube nate spektakolare, bëhuni gati të kërceni si nën dritën e hënës edhe nën rrezet e diellit.
Las Vegas, SHBA
Askund argëtimi nuk është si në qytetin e mëkatit. Las Vegas ka mundësi të pafundme kur bëhet fjalë për të konsumuar diçka, për të pirë dhe për të vallëzuar. Plus, ka një shumëllojshmëri shfaqjesh teatrore, bare ku shfaqen komedi dhe mundësi argëtimi të pafundme. / Euronews