7 “zbulimet” më të fundit të The Space: Tirana një ndër to

19/08/2019 10:30 AM 0 komente

Nga katedralet e vjetra të Italisë, te ndërtesat e Tiranës, My Space, një revistë online britanike, ka publikuar 7 zbulimet e kësaj jave. Një ndër to është edhe Tirana, e cila renditet e katërta në klasifikim.

Në vend të parë për këtë javë, revista ka renditur hapësirën publike të universitetit të Okayama në Japoni.

Në vend të dytë është renditur The Maker Hotel, në NewYork.

Në renditje nuk mund të mungonte as Italia, e cila në këtë renidtje të revistës The Space, vjen me katedralen e Duomo di Orvieto, në Orivieto, e ndërtuar që në shekullin e 14.

Ndërsa Tirana është renditur për ndërtesat me shumë ngjyra. Klasifikimi i vendeve më interesante për tu zbuluar bëhet në bazë të hashtagut #thespacesilike, i cili numëron me 115 mijë postime në total.

Në renditje janë përzgjedhur vende dhe destinacione nga e gjithë bota, sikurse është edhe Bali në Indonezi, i cili vitet e fundit është një ndër top destinacionet e turistëve në botë.

My space ka renditur në vendin e gjashtë Manastirin e Pedralbes, në Barcelonë, Spanjë.

Ndërsa në vendin e shtatë renditet The Rookery, në Londër.

Rrjetet sociale po rrisin gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre për promovimin e vendeve popullore. Me hashtagun e Tiranës në rrjetin social Instagram numërohen rreth 1.2 milionë postime, ndonëse qëndron pas Beogradit që numëron 3.5 milionë, apo Sarajevës me 1.9 milionë, ndërsa lë pas Podgoricën, Prishtinën dhe Shkupin.

Revista The Space liston herë pas herë hapësirat nga ndërtesat e banimit deri te objektet publike, klubet deri tek hotelet dhe pikat e nxehta. Nëpërmjet eksplorimit të qyteteve në të gjithë botën, kërkojnë të ndezin debatin rreth dizajnit por njëkohësisht të frymëzojnë njerëzit që të shikojnë mjediset e tyre ndryshe.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of