Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se deri në këto moment janë 70 raste të aprovuara me një shumë ekuivalente rreth 1 mld lek nga garancia sovrane prej 11 miliardë lekë për pagat. Por ndërkohë që ka dhe rreth 300 aplikime të tjera në proces. Ndërsa garancia e dytë do të shihet në momentin që do të bëhet e vlefshme, tha ai.
Deri tani rezulton të jetë përdorur 9% e fondit total të parashikuar.
Qeveria miratoi me paketën e parë të muajit prill një shumë prej 11 miliardë lekësh, ose rreth 88 milionë euro, si fond garancie ndaj bankave tregtare për të kredituar pagat e bizneseve në vështirësi për tre muaj. Qeveria ka premtuar një shumë të ngjashme edhe në paketën e dytë, por ende nuk ka një vendim qeverie për ndarjen e saj. Vlera e huasë, e vënë në dispozicion nga Bankat për çdo biznes pjesëmarrës, mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos e tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej
Biznesit, në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast, vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë se 150 000 lekë.
Huaja duhet të kthehet për dy vite dhe me një marzh bono thesari 12-mujore, plus 0,5% interes, por asnjëherë më shumë se 2,85% interes. Por nëse kredia nuk kthehet në kohë, sipas përcaktimeve, atëherë qeveria do t’i konfiskojë këto biznese.
Kryeministri Rama tha se interesat e kredisë do të paguhen nga shteti, por ende nuk ka dalë një vendim zyrtar, ku shteti të marrë përsipër interesat.
https://www.monitor.al/garancia-sovrane-biznesi-pak-interes-per-ta-perdorur/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.