72 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 374 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Dy qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në total të viktimave në 55.
“Dy qytetarë kanë humbur betejen me koronavirusin në 24 orët e fundit. Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të dy me sëmundje bashkëshoqëruese”.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 19 raste, 9 në Krujë, nga 8 raste Shkodër, Durrës dhe Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga tre raste në Fier e Lushnjë, dy raste në Lezhë, dhe nga një rast në Korçë, Elbasan Has dhe Kavajë”.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.