8 hapa se si të rriteni në detyrë

22/03/2017 5:47 PM 0 komente

Ne të gjithë duam të ecim përpara në karrierën tonë.
Në varësi të profesionit që keni zgjedhur, të ecësh përpara mund të kërkojë të bëni shumë hapa, por zakonisht varet nga promovimet e shumta përgjatë viteve.

Më poshtë janë 8 hapa se si të rriteni në detyrë

 

1.Besoni tek vetja dhe në atë çfarë bëni

Kur ju besoni tek vetja dhe në kontributin që ju jepni për kompaninë tuaj, të tjerët do ta vënë re një gjë të tillë. Duke besuar tek vetja, ju ndihmon të ndërtoni garancinë në punën tuaj dhe kjo ju ndihmon edhe në rritjen e produktivitetit.

2.Jini pozitivë dhe të angazhuar

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të tregoni një fytyrë të lumtur gjithë kohës, por të jeni të arritshëm dhe të keni njohuri rreth punëve dhe përgjegjësive tuaja.
Sa më shumë pozitiv të jeni, aq më shumë inkurajoni të tjerët rreth jush të jenë optimistë. Kur ju krijoni një atmosferë pozitive në punë, kjo do të bjerë në sy të shefit tuaj.

3.Fokusohuni në zgjidhjen e problemeve, jo të ankoheni për to

Sa më shumë njerëzit të ankohen rreth një problemi, aq më pak bëhet për zgjidhjen e tij. Bëni një hap pas dhe mendoni për disa mënyra se si të përballeni me çështjen.

4.Ndihmoni të tjerët

Flisni me kolegët edhe se si mund të shkoni në zgjidhjen e një problemi. Kur ka konsensus, gjithçka rrjedh më shpejt.

5.Jini të vëmendshëm ndaj nevojave të shefit tuaj

Sa më shumë të vëmendshëm të jeni ndaj nevojave që mund të ketë shefi juaj, aq më shumë mundësi do të keni që të bini në sy. Kjo do të thotë që të kryeni një punë të caktuar përpara se t’ju kërkohet për ta bërë një gjë të tillë.

6.Mos u ankoni

Sa më shumë ju ankoheni rreth një problemi apo situate, aq më shumë ju zhvilloni një situatë negative rreth jush. Ata që ankohen nuk ngrihen në detyrë, pavarësisht seriozitetit të ankesës. Nëse nuk ju pëlqen diçka, përpiquni që ta ndryshoni atë,

7.Trajtojeni çdokënd në punë me respekt dhe dinjitet

Ndonjëherë është e vështirë, por është e rëndësishme t’i trajtoni gjithë njerëzit me respekt. Shpesh personat negativë janë armiku i vetes. Mos lini t’ju përfshijnë në vorbullën e tyre.

8.Ruani qetësinë në një situatë të tensionuar

Kur ju tregoni se jeni të aftë të menaxhoni një situatë të vështirë, ju fitoni pikë. Shefi juaj ka nevojë për persona që të jenë të aftë në zgjidhjen e problemeve si në kohëra të mira edhe nën situata ku presioni është i madh.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of