8 këshilla për të qenë të suksesshëm përpara moshës 30 vjeç

12/09/2019 1:58 PM 0 komente

Si të jeni të suksesshëm? Rikthimi nga pushimet dhe rifillimi i punës përfaqësojnë fillimin zyrtar të pjesës më të madhe të aktiviteteve në sektorë të ndryshëm pas sezonit veror. Secili prej nesh duhet të japë maksimumin e tij dhe të mundohet që ta rifillojë punën me po të njejtin ritëm që e la përpara se të niste pushimet, por më e rëndësishmja është që të mos na zërë paniku nga ngarkesa e madhe që mund të kemi në fillim.

Më poshtë do të lexoni 8 këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë sesi të jeni të sukesshëm dhe ajo çka është më e rëndësishmja përpara se të mbushni 30 vjeç.

1. Ngrihuni herët në mëngjes dhe orgnizojeni në mënyrën më të mirë të mundshme kohën tuaj

Me kalimin e viteve mësojmë, sidomos kur fillojmë të punojmë më kohë të plotë, që koha është pasuria më e madhe dhe se është shumë e rëndësishme që të mos gabohet në mirëmenaxhimin e saj. Për ta arritur në mënyrë të suksesshme një gjë të tillë është e rëndësishme që të ngriheni herët në mëngjes dhe të dini si të organizoni çdo orë të saj. Një axhendë e menduar me kujdes dhe një planifikim javor janë aleatët më të mirë në këtë drejtim.

2. Të merrni përsipër përgjegjësinë e gabimeve tuaja

Askujt nuk i pëlqen që të kritikohet, por e rëndësishme është që ne të kujtojmë se nuk jemi makineri dhe se është mëse e zakonshme që ne të gabojmë, por ajo që është më e rëndësishmja nga të gjitha është që ne duhet t’i pranojmë ato dhe të marrin përsipër përgjegjësitë tona.

3. Të mësoni të kërkoni falje

Kjo këshillë është e lidhur ngushtë me atë të mësipërmen. Të merrni përsipër përgjegjësinë e gabimeve tuaja, do të thotë që edhe të kërkoni falje.

4. Të mësoni të thoni jo

Të mësoni të thoni “jo” është një prej faktorëve më të rëndësishëm dhe që do t’ju ndihmojë për të ecur përpara, sidomos për të qenë sa më të suksesshëm.

5. Shijojeni çdo minutë të kohës suaj

A keni shkuar në kinema së fundmi? Apo keni shkuar për pushime, qoftë edhe vetëm? Nëse përgjigja është “jo”, atëherë ju duhet të mundoheni që ta përmirësoni një situatë të tillë sa më parë të jetë e mundur. Mos harroni që koha që ju kaloni duke u argëtuar është shumë e rëndësishme edhe për karrierën tuaj.

6. Vendoseni veten në vend të tjetrit

Me kalimin e viteve do të mësoni që ta vendosni veten edhe në vend të tjetrit dhe të mundoheni të kuptoni se si ndihet ai/ajo në një situatë të caktuar. Eksperienca të ndryshme na mësojnë të kuptojmë motivin e sjelljeve të disa personave dhe të rritemi. Kjo do tw thotë që të mos gjykojmë të tjetërt vetëm nga aparenca e tyre.

7. Të jeni persona të shoqërueshëm

Një prej elementëve më të rëndësishëm në rrugën tuaj të suksesit është që të tregoheni sa më të shoqërueshëm. Ju duhet të dilni nga zona juaj e konfortit dhe të përpiqeni që të jeni të shoqërueshëm.

8. Të dini të kërkoni ndihmë dhe këshilla

Shpeshherë bindja se dini gjithçka dhe se nuk keni nevojë për mbështetjen dhe këshillat e të tjerëve bëjnë që ju të merrni vendime tw gabuara. Të dini të kërkoni ndihmë është një tregues i një inteligjence të lartë dhe aspak një mangësi, ashtu siç e konsiderojnë shumë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of