Gjatë 8-mujorit 2019, transporti i mallrave dhe pasagjerëve nga toka, deti dhe ajri ka shënuar rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në 8-mujorin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3,0 milionë tonë, duke u rritur me 17,1%, krahasuar me vitin 2018.
Po për 8-mujorin, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 13,6 milionë tonë-kilometër, duke u rritur me 12,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Me ajër janë transportuar 1.524 tonë mallra, duke u rritur 7,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018. Numri i fluturimeve të kryera, në gusht 2019 është 3.160 duke shënuar një rritje me 9,7%, ndaj gusht 2018.
Gjithashtu, numri i pasagjerëve në 8-mujorin 2019, që kanë udhëtuar me linjë detare arriti 1.162.066 persona, duke u rritur me 3,2%, krahasuar me një vit më parë.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 8-mujorin 2019 është 2.222.029 pasagjerë duke u rritur me 11,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në gusht 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 71,6 mld lekë dhe 49,2% e tyre u transportua me det. Në 8-mujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 629,1 mld lekë dhe 52,0% e tyre u transportua me det.
Në 8-mujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 58,8%, me rrugë 39,3% dhe me ajër 0,5%. Në 8-mujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 7,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në 8-mujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 48,9%, me rrugë 43,2% dhe me ajër 3,1%. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 2,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.