Më poshtë do të njiheni me disa prej pengesave më të shpeshta me të cilat përballen një numër i madh punonjësish gjatë karrierës së tyre dhe të cilat janë ndër më kryesoret që i pengojnë ato në rrugën drejt suksesit.
1. Mos u përqendroni në pikat tuaja të dobëta
Kjo është një prej pikave më të rëndësishme për të gjithë ata që duan të ndryshojnë rrjedhën e karrierës së tyre apo ta përmirësojnë atë. Ju nuk duhet kurrsesi të përqendoroheni tek pikat tuaja të dobëta sepse askush nuk do t’ju punësojë duke u bazuar në mangësitë tuaja por në ato që dini të bëni më mirë, në pikat tuaja të forta. Të vetmet gjëra që kanë më shumë rëndësi janë ato që ju dini, ato që ju keni arritur dhe ato që ju jeni të interesuara për të arritur në të ardhmen.
2. Të mos dini se çfarë doni
Pjesa më e madhe e njerëzve duan të ndryshojnë, të rriten profesionalisht, ose ndoshta të ndryshojnë karrierë por në të vërtetë nuk e dinë tamam se çfarë duan, dhe mbi të gjitha sesi mund t’i realizojnë gjërat që duan në ato raste kur i kanë të qarta. Për shembull, ka një numër të lartë punonjësish, të cilët do të dëshironin të punonin nga shtëpia, por ata nuk e kanë fare idenë se cilat janë kompanitë që e ofrojnë një mundësi të tillë, apo edhe nëse ka të tilla. Ka edhe raste kur ju e dini shumë mirë se çfarë doni, por keni shumë frikë se mos nuk do të keni sukses në rrugëtimin tuaj të ri. Por në këtë rast është frika ajo që nuk ju lë juve të ecni përpara dhe jo të mos qenurit i saktë në atë ç’ka doni të arrini.
3. Mungesë informacioni
Gjatë punës sime jam takuar me shumë persona që kanë ndryshuar profesion dhe jam ndeshur gjithashtu edhe me profesione, ekzistencën e të cilave nuk e dija aspak. E vërteta është se ndodhsta ju jeni ekspozuar vetëm ndaj shumë pak mundësive dhe nuk jeni në dijeni të ekzistencës së shumë të tjerave. Fakti që inovacioni teknologjik po krijon gjithnjë e më shumë mundësi të cilat nuk ekziston disa vite më parë, i rrit akoma më shumë mundësitë për të gjithë ata që duan të ndryshojnë profesion por nuk e dinë se çfarë të zgjedhin. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e atyre që duan të ndryshojnë karrierën e tyre, kanë mungesë informacioni, gjë kjo që i çon ata të marrin vendimin e gabuar.
4. Shqetësime monetare
Të gjithë ne e dimë se shqetësimet monetare janë një prej prengesave më kryesore në ndryshimin e karrierës. Nëse ju bëni pjesë në grupin e 65 për qind të amerikanëve pa kursime, apo në atë prej 48 për qind të amerikanëve që kanë borxhe në kartat e tyre të kreditit apo në 33 për qind të amerikanëve të sapodiplomuar dhe që janë të papunë, ju përsëri nuk duhet të shqetësoheni, sepse edhe nëse shqetësoheni dhe ju kaplon paniku një gjë e tillë nuk do t’ju vijë fare në ndihmë, përkundrazi. Nëse ju jeni të mbingarkuar, por kjo mbingarkesë nuk ju konvertohet në vlerë monetare, atëherë mësoni të refuzoni punën shtesë. Nëse jeni të papunë, atëherë mos e kaloni ditën tuaj duke ndenjur në shtëpi dhe duke ndjerë keqardhje për fatin tuaj, por dilni dhe merruni edhe me aktivitete të ndryshme, qoftë edhe vullnetare, sepse në këtë rast ato do t’ju ndihmonin të ndiheshit më mirë. Lini sa më shumë takime pune, takoni miq apo kolegë me të cilët keni bashkëpunuar edhe më parë, por mos u dorëzoni duke ndenjur kot tërë ditën.
5. Trauma të pakaluara
Traumat e së kaluarës të cilat janë akoma prezente në jetën tuaj, shdnërrohen gjithashtu në një prej pengesave më të mëdha në momentin që ju doni të ndryshoni karrierën tuaj. Kur ju vendosni të bëni një ndryshim të tillë, ju mund të përballeni edhe me refuzime dhe me dështime, dhe këto mund të jenë të vështira për t’u përballuar nga kushdo, sidomos një gjë e tillë bëhet akoma edhe më e vështirë në momentin kur ju keni pasur një eksperiencë të keqe në të kaluarën, të cilën nuk e keni përballuar aspak me sukses.
6. Mungesë modelesh frymëzuese
Shumë prej nesh janë me fat që kanë familjarë të cilët i kanë mbështetur përherë, dhe disa të tjerë janë me fat që kanë pasur mentor që i kanë drejtuar në rrugën e tyre drejt suksesit. Mungesa e një mbështetjeje të tillë apo e të pasurit të një modeli frymëzues është një prej pengesave tuaja më të mëdha në rast se ju doni të ndryshoni karrierë.
7. Paralizë analize
Kjo është një prej pikave më të preferuara nga shumë punonjës, sepse një numër i lartë prej tyre vuajnë nga kjo gjendje. Disa prej nesh bllokohen duke u munduar që të analizojnë çdo hap të karrierës së tyre, nga fillimi i saj e deri në daljen në pension. Dhe padyshim, çdo hap shoqërohet me katastrofa të mundshme imagjinare, mungesë informacioni dhe shpeshherë nivel të lartë frike, gjë kjo që i pengon ata dhe nuk i lë që të ecin përpara. Por pasi ju të kuptoni se nuk mund të planifikoni çdo hap në karrierën tuaj, ju do t’i jepni vetes lejen për të guxuar.
8. E kaluara do të ndodhë edhe në të ardhmen
Vetëm sepse drejtori juaj i mëparshëm nuk ka qenë aspak mbështetës nuk do të thotë që edhe drejtori juaj i ardhshëm do të jetë njësoj si ai i mëparshmi. Nëse ju nuk keni fituar shumë para në të kaluarën nuk do të thotë që ju nuk do të fitoni më shumë në të ardhmen. Ju nuk duhet të mendoni negativisht për të ardhmen tuaj por t’i jepni asaj një mundësi dhe të shpresoni se gjërat do të bëhen më mirë.
Burimi: The Enterpreneur