81 raste pozitive me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 267 testime të kryera, ku pjesa më e madhe e rasteve të reja janë regjistruar në kryeqytet.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin”.
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 shkon në 113, ndërsa 123 pacientë po marrin trajtim në spital.
“Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar”.
41 qytetarë i janë shtuar listës të të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.
Për statistikat më të funsit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.