Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes të rasteve të reja me koronavirus, njoftoi sot kryebashkiaku Zoran Radojiçiq.
Në ambientet e brendshme do të lejohen deri në 100 persona në distancë 1.5 metër nga njëri-tjetri, ndërsa në hapësirat e jashtme do të lejohen deri në 500 persona. Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 6:00 të mengjesit me orën lokale, ndërsa do të shtohen kontrollet për përdorimin e maskave.
Rreth 82.5% të rasteve të reja të regjistruara me Covid-19 janë në Beograd, dhe pacientët janë kryesisht të moshave të reja me shenja klinike problematike, tha Radojiçiq.
“Nëse nuk zbulohet vaksina, epidemia mund të zgjasë dy vjet, me rritje dhe rënie. Kjo është arsyeja pse duhet të ndiqen me seriozitet masat e thjeshta që të japin rezlutat, siç janë përdorimi i maskave, distancimi shoqëror dhe larja e duarve”.
Sipas të dhënave nga ministria serbe e Shëndetësisë, 359 raste të reja u regjistruan të enjten dhe më shumë se 80% e tyre janë në Beograd. Aktualisht, numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 1.996.
Serbia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 në vend më 15 mars. Gjendja e jashtëzakonshme përfundoi në 6 maj.
Në total 15.195 të infektuar janë regjistruar në Serbi nga nga shpërthimi i epidemisë në mars./Seenews