Asnjë udhëtim në Romë nuk mund të quhej i plotë nëse nuk do të vizitohej Shatërvani i famshëm i Trevit, i cili nuk është njëkohësisht edhe ndër shatërvanët më të famshëm në botë.
Edhe pse ai daton që prej vitit 1352 të shekullit të katërt, Trevi, i ka rezistuar të gjitha kohërave dhe qëndron krenar edhe sot e kësaj dite në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytetin e Italisë, në Romë.
Më poshtë do të lexoni 9 fakte interesante që mbase nuk i dini për Trevin:
Skulptura kryesore e këtij shatërvani është Neptuni, mbreti i detit i cili qëndron mbi një guaskë gjigante e cila tërhiqet nga dy kuaj, ku njëri prej tyre është shumë i qetë ndërsa tjetri është i tërbuar, që përfaqësojnë natyrat e ndryshme të detit.
1. Trevi është ndër burimet ujore më të vjetra në Romë
Ky shatërvan daton që në kohët e antikitetit të vjetër romak, që prej zbulimit të burimit Virgo (i shekullit 19 p.e.s), emri i të cilit është vënë në nder të një vajze të vogël (Virginia) e cila i tregonte rrugën kalimtarëve dhe ushtarëve të etur drejt këtij burimi.
2. Salvi, arkitekti që e mori këtë projekt me dhunë
Më 1730, Papa Klementi i XII shpalli lajmërimin për ndërtimin e një shatërvani të ri, ku morën pjesë shumë arkitektë ndër të cilët Nicola Salvi fitoi të drejtën për të ndërtuar shatërvanin, edhe pse sipas gojëdhënave thuhet se mbase ai nuk ka qenë zgjedhja e parë.
Alesandro Galilei, një arkitekt i po së njëjtës shkollë, fitoi financimin e projektit por ai nuk e mori kurrë sepse Salvi u ngrit në protestë me arsyen e vetme se ai ishte një romak autokton, ndërsa Galilei ishte fjorentin.
Megjithatë Salvi kurrë nuk e pa veprën e tij të përfunduar. Edhe pse ky burim filloi të nxirrte ujë që në 1743 ai u inaugurua vetëm në 1762 nga një Papë tjetër, Klementi XIII, 11 vjet pas vdekjes së Salvit.
3. Ndër projektet më të lira
Salvi pati përparësi në krahasim me arkitektët e tjerë sepse projekti që ai prezantoi kishte një kosto shumë të ulët.
4. Në ndërtimin e tij është përdorur i njëjti material me atë të Koloseut
Pjesa më e madhe e shatërvanit është ndërtuar nga i njëjti material që u përdor edhe për ndërtimin e Koloseut, një material i përbërë kryesisht nga minerali i karbonatit të kalciumit, i cili gjendej më shumë në burimet e ujërave termale. Incidentet e ndodhura gjatë ndërtimit të këtij shatërvani kanë qenë të shumta, por ajo që mbahet mend është vdekja e një punëtori që u zu poshtë nga një gur me peshë 500 kg, në vitin 1734.
5. Ky shatërvan harxhon shumë ujë
Trevi është 26 metra i lartë dhe 20 metra i gjerë. Shatërvani nxjerr rreth 80, 000 metra kub ujë çdo ditë. Por mos u friksoni. I gjithë ky ujë nuk ikën dëm, sepse kjo sasi filtrohet dhe pastrohet, prandaj mos u çudisni nëse mësoni që jeni duke pirë ujin e Trevit. Mijëra miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit.
6. Trevi “shatërvani bamirës”
Rreth 3,000 euro monedha grumbullohen në ditë tek ky shatërvan sepse njerëzit vazhdojnë t’i besojnë historisë që nëse hedh një monedhë dhe shpreh një dëshirë ajo do t’ju plotësohet. Romakët e vjetër hidhnin monedhat në këtë shatërvan me shpresën se Perënditë e Ujit do t’i ndihmonin gjatë udhëtimit të tyre dhe që të ktheheshin shëndoshë e mirë në shtëpi. Ajo çka shumë prej nesh mbase nuk e dinë, është fakti se kjo shumë parash mbidhet çdo natë dhe dhurohet për bamirësi te një qendër italiane bamirësie e quajtur Caritas që i përdor ato për njerëzit në nevojë.
7. Vjedhja e monedha përbën krim
Askujt nuk i lejohet që të marrë monedha në këtë shatërvan, kjo quhet vjedhje dhe përbën krim. Në të kaluarën, ai ka rënë shpeshherë pre e vjedhjeve nga banda të ndryshme. Një rast për t’u përmendur është ai i vitit 2002, ku një gangster u arrestua nga policia, sepse rreth 34 vjet më parë kishte vjedhur Trevin.
8. Shkëmbinj që ndryshojnë ngjyrë
Pas vdekjes së Marcello Mastroianni, në vitin 1996, shatërvani u fik dhe u ndriçua i tëri me drita të zeza në nder të tij. Skena më kulmore e filmit legjendë La Dolce Vita u xhirua pikërisht në këtë shatërvan, duke ia rritur atij më shumë famën. Një dekadë më vonë, në 2007, shatërvani ndryshoi sërish ngjyrë si pasojë e një akti vandalizmi të disa gangsterëve të cilët hodhën në këtë shatërvan disa substanca që i dha ujit ngjyrë të kuqe. Frika më e madhe në këtë rast ishte se mos uji me ngjyrë do të dëmtonte edhe skulpturat e shatërvanit, por u arrit që të merreshin masat e duhura në kohë. I vetmi dëm ishte habia e madhe e disa turistëve japonezë!
9. Shatërvani më i famshëm
Përveç filmit La Dolce Vita, Shatërvani i Trevit ka qenë një prej skenave më të fmashme edhe në shumë filma të tjerë. Këtu mund të përmendim, Roman Holiday, Three Coins in the Fountain dhe The Lizzie McGuire.