9 mënyra për të ndaluar të tjerët të vjedhin idenë tuaj

03/05/2019 12:57 PM 0 komente

Nëse doni të keni suskes si sipërmarrës dhe mbi të gjitha nëse doni që një ide e re e juaja të këtë suskes dhe të pranohet sa më parë, ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të zgjuar në zgjedhjet që do bëni. Konkurrenca e ditëve të sotme është më e egër se ajo në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë që ju të ankoheni mbi një gjë të tillë sepse tek e fundit biznesi është një luftë më vete dhe ku përdoren armë të ndryshme. Prandaj ju duhet të tregoheni të kujdesshëm, sidomos kur bëhet fjalë për një ide të re, të cilën mund t’jua përvetësojë edhe kompania për të cilën punoni apo mund t’jua vjedhë dikush tjetër të cilit ia keni thënë përpara se ta publikonit. Nuk duhet të çuditeni nga një gjë e tillë, por të tregoheni sa më të kujdesshëm. Edhe të pasurit frikë nuk është zgjidhje, përkundrazi ju nuk do të avanconit kurrë. Ju duhet të tregoheni të matur dhe të hidhni hapat e duhur kur keni për t’i treguar të tjerëve një ide të re. Ja sesi mund të mbroheni nga situata të tilla:

1. Mos e publikoni askund idenë tuaj

Një gjë e tillë do të thotë që ju të mos e publikoni askund idenë tuaj të re, në asnjë uebsait, në asnjë rrejt social si Facebook, Instagram, LinkedIn, etj.

2. Brandi juaj duhet të jetë unik

Duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë të tillë që brandi që ju do të krijoni të mos jetë kopje e asnjë brandi tjetër, prandaj mundohuni që të krijoni një brand sa më unik, në mënyrë të tillë edhe që ju të identifikoheni lehtësisht por edhe që mos t’ju akuzojnë se keni kopjuar markën e tjetërkujt.

3. Regjistroheni sa më parë idenë tuaj

Regjistroheni sa më parë idenë tuaj, kjo është një prej formave më të sigurta për ta mbrojtur atë.

4. Tregohuni të kujdesshëm se më kë do të bashkëpunoni

Edhe pse të gjithë mundohemi që të jemi sa më të kujdesshëm në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve tonë në fushën e biznesit, të shumta janë rastet kur njëri prej ortakëve mund të ketë mashtruar tjetrin, duke i marrë edhe të gjithë biznesin, edhe pse ky i fundit ishte i ndërtuar nga të dy.

5. Mos ndani me asnjeri, asnjë lloj informacioni konfidencial

Për të mbrojtur në mënyrë sa më të sigurtë idenë tuaj, këshillohet që ju të mos ndani me asnjeri, asnjë lloj informacioni konfidencial, përpara se ta regjistroni idën tuaj si pronësi intelektuale.

6. Nënshkruani marrëveshje konfidencialiteti

Përpara se ju të jepni çfarëdolloj informacioni në lidhje me idenë tuaj të re, këshillohet që ju të nënshkruani përpara një marrëveshje konfidencialiteti ku të përcaktoni kushtet që ju duken të nevojshme në mënyrë të tillë që ideja juaj të ruhet sa më mirë. Mos i lini asnjë hapësirë palëve të tjera për ta ndryshuar idenë tuaj, edhe në rast se bëhet fjalë për përmirësime, duhet të jeni ju ata që të jepni të drejtën që ato të kryhen.

7. Dokumentoni çdo gjë

Mos t’ju duket aspak çudi. Dokumentoni çdo gjë që ka lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të idesë suaj. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të tregoheni të kujdesshëm dhe të rishikoni herë pas herë hapat që keni ndërmarrë në lidhje me avancimin e mëtejshëm të idesë suaj.

8. Duhet të dini çdo gjë që ka lidhje me idenë tuaj të re

Një këshillë e tillë është shumë e rëndësishme. Mund t’ju duhet që edhe të punësoni një inxhinier specialist, por që të jeni të sigurtë se nuk do të ketë asnjë parregullsi në lidhje me pronësinë intelektuale të idesë suaj, këshillohet që përpara bashkëpunimit me cilindo që të jetë i nevojshëm, si në rastin e inxhinierit të nënshkruani me të një marrëveshje konfidencialiteti.

9. Do t’ju duhet patjetër ndihma e një avokati

E fundit por jo më pak e rëndësishmja. Gjithçka fillon nga kjo pikë. Përapra se të regjistroni idënë tuaj, juve ju duhet mbështetja e një avokati të suksesshëm sidomos në drejtim të çështjeve që kanë lidhje me pronësinë intelektuale.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of