9 mujori, lejet reja të ndërtimit rritje vjetore me 38% në kryeqytet, por kërkesa për kredi pëson rënie

27/11/2018 12:22 PM 0 komente

Numri i lejeve të ndërtimit në shkallë vendi njohur një rritje të moderuar gjatë 9 mujorit të këtij viti me vetëm 0.3 për qind në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa qarqet e Dibrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit rritja ishte me ritme dyshifrore.

Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin u dhanë 834 leje gjatë janar-shtator, nga 831 të tilla që u dhanë më 2017.

Numri i lejeve në qarkun e Dibrës u rrit me 190 për qind, nga 10  që ishin dhënë më 2017 në nëntëmujorin e 2018 u dhanë 19 të tilla.

Pas Dibrës rritja më e madhe ishte në qarkun e Gjirokastrës ku u vu re një dyfishim i lejeve në raport me 2017. Në Berat numri i lejeve pësoi rritje vjetore  me 60 për qind në 9-mujor.

Në Tiranë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 38 për qind, pasi janë dhënë 74 lejë ndërtimi më shumë se 9-mujorin e 2017.  Tirana iu rendit e para në shkallë vendi për numrin më të lartë të lejeve të dhënave më 2018.

Ndërsa në tremujorin e tretë 2018 janë miratuar gjithsej 343 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 310 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 10,6 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2018, është rreth 330.725 m 2 , nga rreth 350.153 m 2miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rënie prej 5,5 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2018, është 15,2 miliardë lekë, nga 14,3 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 6,6 %.

Por teksa numri i leve të ndërtimit ka vijuar të rritet, stoku i huasë sipas të dhënave të  Bankës së Shqipëria ka pësuar rënie gjatë 2018.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në disa qarqe ku lejet e ndërtimit janë rritur me ritme dyshifrore, huaja për këtë sektor ka pësuar rënie të fortë më shumë se 30 për qind.

Banka e Shqipërisë, në vrojtimin e kredisë për tremujorin e parë të 2017-s, pohoi se bizneset kanë raportuar në nivele negative kërkesën për kredi në tremujorin e dytë të vitit.

Edhe pse sektori i korporatave vlerësohet se është i mbingopur, bizneset kanë pasur qasje pozitivë në kërkesën për kredi në tremujorët e kaluar, pavarësisht se bankat e kanë refuzuar këtë kërkesë. Por tashmë anketimi i Bankës së Shqipërisë zbardhi faktin se, kërkesa e korporatave për kredi në tremujorin e dytë shënoi rënie me 9%.

Rënia e stokut të huasë për ndërtim, në një kohë që prej dy vitesh ky sektor është në lulëzim dhe numri i lejeve po rritet me ritme dyshifrore është një tregues indirekt që sektori bankar po i rri larg ndërtimit, i cili po mobilizon më së shumti kapitalet e veta.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of