1.Ngjyra lejla, nuanca elegante për çdo ambient
Në vitin 2016, ngjyrat pastel si roza kuarc ishin ndër më të përdorurat. Edhe në vitin 2017, lejlaja dhe nuancat e saj që shohim në foto do të jenë protagonistet e mureve të shtëpive dhe apartamenteve.
Ngjyra të lehta dhe të ngrohta në të njëjtën kohë, elegante dhe të freskëta që kalojnë nga klasikja tek modernia në mënyrë harmonike.
2.Edhe njëherë ngjyra pastel, e gjelbër dhe gri
Në kërkim të harmonisë dhe ngjyrave të zbehta, në vitin 2017, ngjyrat pastel si e gjelbra dhe grija janë një tendencë mjaft interesante. Në veçanti kombinimi i gjithë varianteve të grisë me të gjelbrën rezultojnë efikase për t’i dhënë jetë mureve me dritë dhe elegancë.
3.E bardha, një zgjedhje e përjetshme
Si çdo vit, e bardha është ndër ngjyrat e preferuara më të përdorura. Për muret që shndërrohen në telajo mbi të cilat mund të pikturoni, sfonde me dritë dhe harmonike për zgjedhje arredimi me fantazi në stil dhe dizajn, e bardha mbetet gjithnjë një zgjidhje efikase dhe funksionale për muret e së gjithë shtëpisë.
4.Gjithë nuancat e grisë
Grija është një tjetër ngjyrë që kthehet çdo vit në nuanca dhe tonalitete të ndryshme. Edhe tendencat për muret e shtëpisë në vitin 2017, nuk bëjnë përjashtim. Nga grija elegante tek ajo Poised Taupe (një nuancë mes ngjyrës kafe dhe gri) – një tonalitet i grisë jo shumë i ngrohtë por as shumë i ftohtë, i ndritshëm, por jo shumë i qartë, i aftë të përshtatet në stile të ndryshme me lehtësi.
5.Eleganca e ngjyrës rozë
Edhe në vitin 2017, një ngjyrë në modë është roza. Si kjo që shohim në foto, është ideale për ambiente si kuzhina, duke i dhënë ngrohtësi ambientit.
6.Për kuzhinën, e gjelbra imituese
Një nga tendencat e këtij viti për ngjyrën e mureve është e gjelbra imituese. Një e gjelbër që ka tendencën të shkojë nga e verdha, e cila u jep mureve të shtëpisë, si për shembull kuzhina, një prani të fortë dhe kontrast të thellë, pa e bërë ambientin të lodhshëm.
7.E verdha dhe okra për një ambient ndenjeje klasik
Për një dhomë ndenjeje klasike, të ngrohtë, çlodhëse dhe mikpritëse në të njëjtën kohë, një tendencë për ngjyrën e mureve është kombinimi i së verdhës me tonalitete që e çojnë tek okra. Ngjyrë e ndritshme, ideale për kombinime edhe të forta në kontrast si ky që shohim në foto.
8.Grija, ngjyra e mureve për vitin 2017
Mendojmë se grija është ngjyra tendencë për muret për këtë vit. Siç e thamë është një ngjyrë që ofron larmishmëri dhe gamë të gjerë variacionesh, që mund t’i përshtatet ambienteve dhe stileve mjaft të ndryshme.
9.Variacion i blusë me të gjelbrën
Bluja dhe e gjelbra në kombinime dhe variacione që shkojnë nga bluja e errët tek e gjelbra e ujërave janë një tendencë e fortë për ngjyrat e mureve për vitin 2017. Kontraste, por edhe një garanci për ngjyra të ngrohta dhe antistres, mikpritëse, të cilat krijojnë një atmosferë pozitive në ambiente të ndryshme të shtëpisë, nga dhoma e gjumit tek ajo e ndenjjes.