93 raste pozitive, pjesa më e madhe në Tiranë, 4 humbje jete

11/07/2020 10:54 AM 0 komente

Tirana vijon të jetë vatra kryesore e koronavirusit në vend. Nga 93 raste të konfirmuara pozitive në 24 orët e fundit, 62 prej tyre i përkasin kryeqytetit.

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, duke e çuar numrin në total të viktimave në 89 që nga fillimi i epidemisë.

“Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.”.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of