Shumë menaxherë po përpiqen gjithmonë e më teper të përshtasin stilet e tyre ndaj punëtorëve të rinj, në përputhje me mënyrat se si ata japin ‘fidbek’ apo ofrojnë fleksibilitet në mënyrën e përcaktimit të kryerjes së punës ose orarit të punës.
Është një fenomen krejtësisht i ri. Nga gjeneratat e mëparshme pritej përshtatje me vendin e punës.
Cfarë e ka sjellë këtë ndryshim? Kryesisht, vdekja e besnikërisë së kompanisë dhe rritja e pasigurisë së vendeve të punës, sipas Funksional Jason Dorsey, autor dhe konsulent në Austin, Texas, i cili është specializuar në cështjet e menazhimit të ‘millennials’ ose atyre të lindur pas viteve 1980.
Në një kohë kur pak vende pune janë të garantuara, të rinjtë sot ndjehen më pak të prirur për të ndryshuar stilin e tyre në përshtatje me një vend pune, deklaron Dorsey. Nëse shefat e tyre nuk i lejojnë fleksibilitet, ata do të ndryshojnë punë – edhe më e pranueshme ditëve të sotme – dhe kjo nënkupton se kompania humbet potencialisht në talente të reja.
Një qasje më e butë
Ndoshta kjo tingëllon si shumë e ‘llastuar’. Me plakjen e popullsisë në të gjithë botën, mos përshtatja e kulturave në vendin e punës është një rrezik të cilin shumica e kompanive nuk mund ta përballojnë, deklaron Dorsey.
Përshtatja me këtë fuqi të re punëtore nënkupton ndryshim të dy aspekteve kryesore të menaxhimit. I pari është të frosh më shumë ‘fidbek’ – duke i bërë ‘millennials’ të përgjegjshëm dhe duke i kontrolluar ata në baza të rregullta. Një herë në muaj është përgjithësisht e mjaftueshme, referon Dorsey.
Gjëja e dytë që punëtorët e rinj duan është liria për të ripërcaktuar mënyrën se si ata punojnë. Skema e vjetër e orarit zyrtar 8:00-to-17:00 mund të përceptohet si pengesë, dhe ata do të ‘lulëzojnë’ më mirë në një vend pune që respekton dikë i cili vjen në punë më vonë pas vrapit të mëngjesit por sërish e kryen sic duhet punën e vet.
‘Millennials’ dëshirojnë fleksibilitet ndaj punës në distancë kur ata zgjohen herët ose më vonë gjatë natës, në vend që të punojnë vetëm në zyrat e tyre. Dhe le të përballemi me këtë, punonjësit e të gjitha moshave mashtrojnë me ctë munden për ti bërë ‘bisht’ ndonjë dite pune në këtë mënyrë kërkesa e ‘millenials’ fare mirë gjason të krijojë një vend pune më efikas dhe më të mirë për këdo.
Ndryshe nga punonjësit më të vjetër, ju nuk mund ti thoni ‘millennials’ se po bëjnë dicka gabim. Duhet të ketë mjaft kontekst. Për më tepër punonjësve të rinj i pëlqen të dinë se idetë e tyre mund të dëgjohen. ‘Millennials duan të shkojnë tek CEO dhe të thonë,’ A keni menduar për këtë? ‘Ata nuk e pëlqejnë një zinxhir burokratik drejtimi.