Flet Anila Daci, Drejtore e Divizionit të Korporatave në ABI Bank
Anila Daci, Drejtore e Divizionit të Korporatave në ABI Bank, tha se kërkesat për ristrukturim kanë qenë kryesisht për shtyrje të kësteve për tre muaj. Daci tha se, “ka pasur dhe kërkesa për financime afatshkurtra për shpenzime, blerje inventari etj., që janë konsideruar nga ana jone në shërbim të klientelës sonë”.
Sipas saj, nga ky proces do të përfitojnë të gjitha kërkesat e klientëve të financuar nga AbiBank, qoftë ata retail apo biznese, janë pranuar dhe janë marrë në konsideratë në këtë trajtim, nga ana e bankës me kujdes të veçantë.
Po kanë filluar. Kemi marrë kërkesa të tilla që në ditët e para pas daljes së orientimeve të BSh-së dhe ne kemi filluar, ndërkohë, menjëherë procesimin e tyre.
Nëse keni, dijeni çfarë natyre kanë kërkesat e klientëve?
Kryesisht është kërkuar vetëm shtyrje e këstit/eve të kredive nga 1-3 muaj.
A parashikojnë bankat ndikim në afatgjatë të këtij procesi?
Kohëzgjatja e ndikimit do të varet nga sa zgjat ndërprerja e prodhimit dhe aktiviteteve të tjera në Shqipëri dhe vendet e tjera.
Cilët klientë përfshihen? Të gjithë lejohen të kërkojnë këtë trajtim? (Klientë retail, biznes i vogël e biznes i madh)?
Të gjitha kërkesat e klientëve të financuar nga AbiBank, qoftë ata retail apo biznese, janë pranuar dhe janë marrë në konsideratë në këtë trajtim, nga ana e bankës me kujdes të veçantë.
A ka filluar procesi i aplikimit?
Siç e theksova dhe më sipër, procesi i aplikimeve për shtyrje kësti kredie si dhe procesimi i këtyre kërkesave nga ana jonë ka filluar që në ditët e para, me daljen e udhëzimit të BSh-së. Ne jemi munduar të jemi sa më pranë klientelës sonë, në këtë periudhë të vështirë.
Cilat janë arsyet për aplikim?
Kërkesat për shtyrje pagese kësti kredie kanë qenë kryesisht nga ndërprerja e aktivitetit tregtar apo prodhues, si pasojë e situatës së krijuar në Shqipëri dhe në botë nga COVID-19.
Çfarë përfiton klienti nga shtyrja e pagesave për periudhën në fjalë?
Shtyrje të këstit nga 1-3 muaj duke krijuar lehtësi në të ardhurat dhe shpenzimet e tij gjatë kësaj periudhe.
Banka e shqyrton në detaje kërkesën e klientit dhe a mund të bjerë dakord me të për më shumë se sa kaq, nëse e gjykon të nevojshme?
Për momentin, kërkesat e klientëve kanë qenë për shtyrjen e kësteve nga 1-3 muaj dhe ne jemi munduar t’u përgjigjemi atyre sa më parë. Ka pasur dhe kërkesa për financime afatshkurtra për shpenzime, blerje inventari etj., që janë konsideruar nga ana jonë në shërbim të klientelës sonë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.