Firma gjermane sportive Adidas, e cila është përballur me thirrjet për t’i dhënë fund mbështetjes së saj për FIFA-n për shkak të skandalit të korrupsionit që përfshiu organin qeverisës botëror të futbollit, ka deklaruar këtë të mërkurë se nuk kishte plane të menjëhershme për t’i dhënë fund marrëveshjes së saj të sponsorizimits.
Adidas nuk ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjet e saj me FIFA dhe organin qeverisës europian të futbollit UEFA në dy vitet e ardhshme, tha për analistët kreu i futbollit Markus Baumann, duke vënë në dukje se të dyja janë kontrata afatgjata.
Baumann tha se kur të vijë afati i kontratave për rinegocim, Adidas do te konsiderojë se sa ndikim ka pasur ky lloj partneriteti për targetin e tij të konsumuatorëve.
Adidas ka qenë sponsor i ndeshjeve të Kupës së Botës që nga viti 1970 dhe e zgjeroi partneritetin e tij me FIFA-n në vitin 2013 për deri në vitin 2030.